Juridik Civil

Cikli: Master
Fakulteti: Juridik
Programi: Juridik Civil (LLM)
Profili: /
Kampusi: Prishtinë

Pas mbarimit të programit pasuniversitar Civilo Juridik, studentët do të pajisen me njohuri dhe do t’i kuptojnë të gjitha sferat e së drejtës civile, siç janë: e drejta civile materiale, e drejta sendore, procedura civile, e drejta detyrimore, e drejta familjare dhe e drejta trashëgimore, e drejta private evropiane, e drejta e pronësisë industriale, e drejta tregtare, e drejta fiskale, etj. Gjithashtu I diplomuari në këtë program do të kuptojë rregullat qenësore, relevante për fushat kyçe të së drejtës civile, perspektivat teorike dhe debatet akademike, të cilat në mënyrë qenësore i vënë në dukje fushat juridike, aspektet kyçe, problemet politike dhe parimet e ndërlidhura me funksionimin e institucioneve të shtetit në lidhje me të drejtën private.

Ky program do t’u mundësojë studentëve kualifikime të vlefshme pasuniversitare, sidomos atyre që kanë për qëllim të marrin rolin udhëheqës në procesin e reformave në gjyqësi, përgatitjen e ligjeve dhe dhënien e shërbimeve qytetarëve në sferën e së drejtës civile dhe së drejtës sendore.

 

Kohëzgjatja e studimeve: 1 vit akademik / 2 semestra

Kreditë e fituara: 60 ECTS

Grada e fituar: LLM Civilo-Juridik

 

Lista e lëndëve

Semestri IX

E drejta civile dhe institucionet 6 ECTS

Thellimi i njohurive për te drejtën civile dhe elementet e saj, aftësimi dhe thellimi i mëtejmë i dijes shkencore në raportet juridiko–civile, me theks të veçantë, aftësimi i studentit për zbatimin në praktikë të njohurive të fituara në Master. Studentët pas kursit arrijnë të kuptojnë mbi të drejtën kontraktore, procesin, familjen dhe trashëgimin, të vlerësojnë elementet dhe mënyrën e lidhjes së kontratës, të kontribuojnë në gjetjen e mënyrave më adekuate kreative dhe inovative të krijimit të kontratave, të bëjnë analiza bazike dhe të japin mendime për institucione të ndryshme shtetërore lidhur me pronësinë, pengun, familjen, të zbatojnë të arriturat shkencore në fushat civile, për të ndikuar në ndalimin dhe zgjedhjen e konflikteve në pronësi, posedim, të analizojnë mendimin shkencor mbi mënyrën e implementimit adekuat të institucioneve që merren me fushat e tilla jetike për shoqërinë tonë në konfliktet civile.

Teoritë juridike dhe mësimi juridik 6 ECTS

Përfitimi i njohurive mbi metodat dhe metodologjinë për shkrim të punimeve shkencore, hulumtimeve profesionale, punim masterit, punim doktorature. Të njohë rregullat dhe kriteret metodologjike të hulumtimit shkencor juridik. Të kuptojë metodat, procedurat dhe teknikat e shkrimit akademik në nivel të temës së diplomës, masterit etj.

E drejta kontraktore dhe deliktet civile juridike 5 ECTS

Thellimi i njohurive mbi kontratat dhe llojet e tyre, harmonizimi i metodave të përpilimit të kontratave sipas së drejtës vendore dhe evropiane. Pas përfundimit të studimeve Master studentët aftësohen të njihen me kontratat dhe llojet e tyre, të kuptojnë më thellë elementet dhe subjektet e kontratave, të aplikojnë njohuritë e tyre në organet gjyqësore, institucionet e shtetit dhe institucionet shkencore, të përcjellin dhe japin mendime lidhur me të arriturat shkencore në fushën e së drejtës kontraktore, të demonstrojnë aftësi në përpilimin dhe me kushtet në të cilat lidhet kontrata, të analizojnë dhe zbatojnë, normat juridike në fushën kontraktore në harmonizim me atë evropiane.

Marrëdhëniet juridiko-civile në të drejtën ndërkombëtare private 5 ECTS

Studenti do t’i kuptojë burimet kombëtare dhe ndërkombëtare për rregullimin e marrëdhënieve juridike-civile me element të huaj, të cilat përmes subjektit ose objektit janë të lidhura me shtetin përkatës në kontekst me shtetet e tjera. Do të kuptojë tërësinë e së drejtës civile në aspektin juridik për shtetasit e huajë dhe kolizionin e ligjeve. Pas përfundimit të kursit studentët do të arrijnë që të njohin ligjet në kolizion të juridiksionit si dhe institucionet që merren me këtë çështje, të kuptojnë tërësinë e së drejtës civile me të cilën shtetasit e huajë mund të themelojnë marrëdhënie juridiko civile me shtetin tjetër, të vlerësojnë kolizionin e ligjeve, vendbanimin si fakt identifikues, konceptet për objektin e pjesës së veçantë të së DNP, të zbatojnë ligjet në praktikë në çdo raport të krijuar me element të huaj.

Procedura kontestimore 4 ECTS

Studentët e shkallës së tretë do të aftësohen në interpretimin e ligjit, në krijimin e opinionit ligjor dhe zbatimin e tij në praktikë. Një vend i veçantë i kushtohet të drejtës kooperative nga vendet e tjera të cilat nëpërmes analizave shkencore të tyre do të plotësohen zbrazëtirat e kësaj fushe në Kosovë. Njohuri të qarta teorike të instituteve juridike në të drejtën e procedurës civile, me theks të veçantë të gjykatave kompetente. Studentët do të arrijnë të kuptojnë parimet dhe subjektet e procedurës kontestimore, të fitojnë njohuri jo vetëm mbi kompetencat e gjykatave por dhe zbatimin e ligjit, të analizojnë rastet konkrete të shqyrtuara nëpër gjykatat kompetente, të zbatojnë ligjet në praktikë.

Lëndët zgjedhore

E drejta familjare dhe trashëgimore 4 ECTS

Të fituarit e njohurive mbi konceptet themelore të familjes, martesës dhe zgjidhjen e saj, duke i dhënë rendësi të madhe bashkëjetesës, të drejtës prindërore, adoptimit, kujdestarisë dhe marrëdhënieve ekonomike në familje gjatë martesës dhe pas shkurorëzimit. Studenti do të arrijë të formojë konceptet e reja të familjes së re egalitare, të krijojë njohuri të qarta mbi raportet e të drejtës familjare dhe trashëgimore, të bëjë analiza shkencore të familjes, martesës, adoptimit dhe kujdestarisë në shoqërinë kosovare, të njohë dhe analizojë institucionet adekuate të cilat merren me problemet familjare.

E drejta ekonomike 4 ECTS

Kjo lëndë ofron njohuri mbi bankat dhe sistemin bankar, mbi ekonominë e hapur, tregtinë ndërkombëtare dhe integrimin. Analizimi i ekonomisë së tregut duke u mbështetur në tri dimensionet e veta kryesore (të kapitalit, të parasë e funksioneve te saja). Studentët pas përfundimit të kursit do të: njoftohen me ekonomin e tregut, kapitalin dhe paranë, vlerësojnë rëndësinë rreth xhirimit të kapitalit si dhe format e saj të avancimit, të analizojë rolin e sistemit bankar në zhvillimin ekonomik të vendit, të zbatojë njohuritë e fituara në jetën ekonomike.

Semestri X

E drejta sendore-pronësia 5 ECTS

Studentët e shkallës së tretë do të aftësohen në interpretimin e ligjit në fushën civile, si pjesë e veçantë si: pronësia, posedimi, servituti dhe pengu. Do të demonstrojë aftësi të specializuara në institute adekuate si: gjykata, avokati, ndërmarrje ndërmjetësuese. Pas përfundimit të kursit studentët do të arrijnë të kuptojnë natyrën e pronësisë dhe dallimet e saja me posedimin, të vlerësojë institutet themelore, të sigurisë së ekzekutimit të kontratës (pengu i dorës dhe hipoteka), të analizojë të drejtën e parablerjes, fitimin e të drejtës së servitutit, të zbatojë me përpikëri në praktikë çështjen e pronësisë, hipotekës, posedimit etj.

Punimi i diplomës 25 ECTS

.

Punimet e diplomave

INSTITUTI AAB
APLIKO