“1 Qershori”, Fakulteti i Shkencave Sociale i Kolegjit AAB dhe “British School of Kosova” organizuan një seri aktivitetesh për fëmijët

1 Qershor 2018

Për nder të “1 Qershorit”, Ditës Ndërkombëtare e Fëmijëve, në Kosovë, por edhe mbarë botën, kjo ditë u kushtohet fëmijëve, me aktivitete të larmishme.

Me rastin e kësaj dite, “British School of Kosova” dhe Fakulteti i Shkencave Sociale të Kolegjit AAB kanë organizuar një seri aktivitetesh.

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale me nxënësit e “British School of Kosova” për këtë ditë kishin përanditur aktivitete të larmishme si lojëra, interpretim të poezive, vizatime të ndryshme, si dhe aktivitete të tjera edukative.

Me këtë rast prof. Albërita Bytyqi, njëherësh edhe organizatorja e këtyre aktiviteteve tha se synimi kryesorë ishte përfshirja e të gjithë fëmijëve në sa më shumë aktivitete.

“Fakulteti i Shkencave Sociale ka organizuar këto aktivitete për ndër të fëmijëve, sepse ata sot janë qendra e botës. Në mënyrë të organizuar ne kemi bërë lojëra edukative arsimore si për zhvillimin emocional, fizik dhe social. Kjo, gjithashtu iu ndihmon të gjithë fëmijëve të njihen më mirë me njëri tjetrin”, tha prof. Bytyqi.

Share: