8 Marsi – Dita e Gruas, shënohet me ligjëratë sensibilizuese në Kolegjin AAB

8 Mars 2023
March 8 - Women's Day, marked with an awareness lecture at AAB College

“Barazia gjinore nuk dëmton askënd, liria e grave nuk dëmton askënd”, u tha ndër të tjera nga dy të ftuarat nga Fakulteti i Psikologjisë në Kolegjin AAB, të cilat merren vazhdimisht me promovimin e barazisë gjinore dhe të drejtat themelore të grave në Kosovë, me rastin e 8 marsit apo Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Në këtë ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Psikologjisë të Kolegjit AAB, folën aktivistja e të drejtave të grave dhe promovuesja e feminizmit, Sibel Halimi dhe Dorina Lluka Davies nga organizata YMCA.

Dorina Lluka Davies, tha se 8 marsi shënon ditën kur gratë duhet të qëndrojnë për të drejtat e tyre, duke ndikuar në fuqizimin dhe pavarësimin individual të secilës. Ajo shtoi se gratë duan mbështetje dhe respektim të të drejtave në mënyrë që të arrihet barazia gjinore.

Edhe aktivistja e të drejtave të grave Sibel Halimi, vuri theksin tek moslejimi i mbizotërimit të sistemit patriarkal në shoqërinë kosovare. Ndërsa si mesazh për studentët tha se “feminizmi nuk dëmton askënd por barazia gjinore është një nga çështjet më komplekse për t’u trajtuar”.

Në fund studentët parashtruan pyetje në lidhje me rolin e shoqërisë civile, organizatave joqeveritare, statistikat e dhunës ndaj grave në vitet e fundit, ndikimi i dhunës psikologjike në familje etj.

Share: