Fakulteti i Psikologjisë inauguron Këndin e Kujdesit në AAB

18 Maj 2026

Fakulteti i Psikologjisë, me mbështetjen e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarëve të Torturës (QKRMT/KRCT) dhe AMNA Refugee Healing Network, ka inauguruar “Këndin e Kujdesit”, një hapësirë e dedikuar mirëqenies emocionale dhe kujdesit për shëndetin mendor në mjedisin akademik.

Në këtë kënd janë vendosur ushtrime dhe mjete relaksuese, të cilat shërbejnë si forma vetëndihme për studentët dhe stafin në momente stresi apo ngarkese emocionale.

Kjo iniciativë përfaqëson angazhimin tonë të vazhdueshëm për të promovuar rëndësinë e shëndetit mendor dhe për të krijuar një ambient universitar më mbështetës, më të sigurt dhe më të kujdesshëm për të gjithë.

Kujdesi për mirëqenien emocionale është pjesë thelbësore e zhvillimit akademik dhe personal!

Share: