Kolegji AAB nderon nobelistin Ernesto Kahan dhe studiuesin Uran Butka me titullin “Doctor Honoris Causa”

23 Maj 2019

Me vendim të Senatit të Kolegjit AAB, në mbledhjen e mbajtur më 17 maj 2019, nesër Kolegji AAB do të ndajë dy Çmime nderi “Doctor Honoris Causa” për dy personalitete të rëndësishme.

Me këtë titull, do të nderohet profesori akademik, studiuesi e shkrimtari izraelito-argjentinas, njëri nga fituesit e Çmimit Nobel për paqe në vitin 1985, Ernesto Kahan, si dhe studiuesi e shkrimtari i njohur shqiptar, Uran Butka.

Ceremonia e ndarjes së Çmimit “Doctor Honoris Causa”, do të mbahet të premten, më 24 maj 2019, nga ora 11.00 në Teatrin AAB ”Faruk Begolli”.

Share: