Thirrje për mobilitet studentor në Universitetin e Lille-së, Francë

22 Qershor 2026

Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim në Kolegjin AAB hap thirrjen për aplikim për mobilitet studentor në kuadër të programit Erasmus+ në Universitetin e Lille-së, Francë, për semestrin pranveror 2027.

Institucioni pritës: Universiteti i Lille-së, Francë

Niveli i studimeve: Bachelor (BA) dhe Master (MA)

Numri i vendeve: 5 studentë

Fushat e studimit të pranueshme: Ekonomi, Shkenca Sociale, Juridik, Shkenca Kompjuterike, Gjuhë të Huaja dhe Psikologji.

Afati i fundit për aplikim në Kolegjin AAB: 15 shtator 2026.

Studentët e interesuar duhet të aplikojnë në Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim në adresën elektronike:
[email protected]
[email protected]

Inkurajohen të aplikojnë studentët me sukses të mirë akademik, motivim për përvojë ndërkombëtare dhe interes për zhvillim akademik e kulturor në një nga universitetet më prestigjioze të Francës.

Share: