Zhvillohet sesion informues mbi antigjipsizmin për studentët e Kolegjit AAB

13 Tetor 2023
An informative session on anti-gypsyism is held for the students of AAB College

Sot në Kolegjin AAB është mbajtur një sesion informues mbi antigjipsizmin për studentët nga drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”, Senad Ibishi.

Prorektorja e Kolegjit AAB Venera Llunji e cila hapi sesionin tha se organizime të tilla bëjnë që të vihet theksi te respektimi i të drejtave të komuniteteve në Kosovë. Ajo shtoi se rinia kosovare duhet t’i trajtojë të gjithë në mënyrë të barabartë, pa menduar asnjëherë stigmatizimin dhe diferencimin e ndonjë anëtari të shoqërisë.

Senad Ibishi që drejton organizatën joqeveritare “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”, tregoi historikun e shkurtër për këto tri komunitete si prejardhjen e tyre dhe trashëgiminë ndër breza.

Ibishi gjithashtu përmendi edhe problemet e mëdha dhe shqetësuese me të cilat përballet kjo pjesë e shoqërisë, duke filluar nga papunësia, kushtet e dobëta ekonomike, problemet me infrastrukturën bashkë me problemet tjera në rrafshin social.

Ai tha se shoqëria duhet të bëjë përparim të dukshëm në këto sfera në mënyrë që të gëzohen dhe garantohen të drejtat dhe liritë e barabarta për të gjithë.

Share: