Mijëra maturantë “pushtuan” Kolegjin AAB, për të ndjekur kurset e maturës

27 Maj 2019

Mijëra maturantë nga të gjitha komunat e Kosovës sot “pushtuan” Kolegjin AAB, për të vijuar kurset e maturës, të cilat edhe këtë vit ofrohen falas në kuadër të Shkollës përgatitore për testin e maturës.

Kurset përgatitore për maturantët, në Kolegjin AAB, do të zgjasin deri më 31 maj 2019, ndërsa ato ofrohen në lëndët e Matematikës, Gjuhës shqipe dhe Gjuhës angleze, e për të cilat janë angazhuar mësimdhënësit më të mirë të shkollave të mesme.

Kolegji AAB ka ofruar edhe transportin falas edhe për maturantët nga qytetet jashtë Prishtinës, ndërsa të gjithë maturantët që dëshirojnë të bashkëngjiten në këto kurse, duhet të plotësojnë aplikacionin në linkun: https://aab-edu.net/matura/

Maturantët u shprehën tejet të lumtur që Kolegji AAB edhe këtë vit ka organizuar këto teste përgatitore, ndërsa këtë e dëshmoi edhe pjesëmarrja jashtëzakonisht e madhe e tyre.  Sipas maturantëve, kjo është një mundësi e mirë që t’i rifreskojnë edhe një herë njohuritë e tyre të marra gjata studimeve parauniveristare.

E veçanta e Shkollës përgatitore për testin e maturës në Kolegjin AAB, është se ofrohet në të tre degët e AAB-së, në Prishtinë, Ferizaj e Gjakovë, ndërsa sipas statistikave ata që kanë qenë pjesë e këtyre kurseve, gjithmonë kanë rezultuar të suksesshëm në provimin e maturës.

Share: