Studentja e Kolegjit AAB që hapi kopshtin parashkollor ndan rrëfimin në Alumni Talk

3 Nëntor 2023
The AAB College student who opened the preschool shares her story on Alumni Talk

Qendra e Karrierës e cila në vazhdimësi promovon studentët e suksesshëm që dalin nga Kolegji AAB, këtë radhë në Alumni Talk ka sjellur Albana Mujaj e cila ka hapur kopshtin e saj parashkollor “Mollëkuqja” në Pejë.

Albana për studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale tregoi në detaje se si arriti që me vullnetin dhe angazhimin e saj të realizoj një nga ëndrrat e kahmotshme.

Ajo tha se përtej sfidave dhe problemeve që mund të ketë hasur nuk hoqi dorë nga qëllimi i saj, andaj këtë porosi pati edhe për studentët që të mos dorëzohen dhe se asnjëherë nuk është vonë të realizojnë ëndrrat e tyre.

Studentët patën dhjetëra pyetje për Albanën në lidhje me numrin e fëmijëve në këtë kopsht, raportin me prindërit, me edukatoret, planprogramin, planet e së ardhmes për kopshtin etj.

Share: