Në Kolegjin AAB mbahet turniri i basketbollit për personat me nevoja të veçanta

13 Nëntor 2023
The basketball tournament for people with special needs is held at AAB College

Në Kolegjin AAB është zhvilluar turniri i basketbollit për personat me nevoja të veçanta që u organizua nga Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në AAB, OJQ “Replay Peace” dhe klubi i basketbollit “Karrocat e kaltërta” i përkrahur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prishtinës.

Përveç organizatorëve në turnir morën pjesë Drejtori për Siguri i OSCE, Edward Anderson, dhe i deleguari për personat me nevoja të veçanta në Komunën e Prishtinës, Shpend Avdyli.

Pas ndeshjes u dorëzuan trofetë për ekipet në këtë turne dhe u ndanë mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit.

Share: