Rishikimi i planprogrameve në Kolegjin AAB është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të fakulteteve për përmirësimin e kurrikulave.
Në këtë kuadër, profesorët e programit të gjuhës gjermane janë takuar së fundmi për të finalizuar planprogramin, duke marrë parasysh feedback-un e ekspertëve gjermanë, vizitën studimore në Gjermani, si dhe sugjerimet e studentëve dhe industrisë.
Rekomandimet nga konsultimet me Universitetin e Shmalkalden, kërkesat praktike të tregut dhe nevojat e studentëve tashmë janë përfshirë në versionin e ri të kurrikulës, duke shënuar fazën përfundimtare të procesit vjetor.
Me këtë hap, programi synon të ofrojë një formim më cilësor, të përshtatur me standardet ndërkombëtare dhe kërkesat e botës reale të punës.



