Muzafere Hoti është studente e vitit të katërt në Fakultetin e Shkencave Sociale në Kolegjin AAB. Si një numër i madh i studentëve të këtij fakulteti, ajo ka shfrytëzuar marrëveshjet partnere të Kolegjit AAB me qendrat e edukimit të hershëm për të përfunduar punën praktike. Studentja Hoti pas performancës së treguar pranë këtij institucioni tashmë ka filluar punën me kontratë të rregullt.
Drejtoresha e Qendrës Edukative “Smiley”, Lejla Rama tha se angazhimi i studentes Hoti si edukatore në qendrën “Smiley” do t’ i ndihmojë të vegjëlit që të marrin përgatitjet maksimale gjatë kësaj periudhe, sepse sipas saj aftësitë e edukatores së re janë të një niveli të lartë.
Ndërsa, Muzafere Hoti falënderoi të gjithë mësimdhënësit e Fakultetit të Shkencave Sociale për të cilët shtoi se ishin mjaft të hapur për diskutime dhe për ligjërata shtesë edhe pas orarit të rregullt. Ajo gjithashtu tha se “Kolegji AAB është vendi në të cilin studentët kanë mundësi të studiojnë dhe të marrin njohuritë e panumërta nga mësimdhënësit e shkëlqyer në Fakultetin e Shkencave Sociale”.
Muzaferja është edhe një nga dhjetëra studente të këtij fakulteti të cilat janë punësuar vetëm gjatë këtij viti akademik.