Për të diskutuar rreth vazhdimit të punës së përbashkët mes dy institucioneve lidhur me aplikimin në projektet e Erasmus+, prorektorja e Kolegjit AAB Venera Llunji ka zhvilluar takim me profesorin e Universitetit Lille të Francës, Phillippe Vaesken.
Gjithashtu në këtë takim u rishikua tërë dokumentacioni i përgatitur për aplikim dhe u fol për hapat e mëtejmë bashkë me aktivitetet që pritet të realizohen nga dy palët.
Bashkëpunimi mes Kolegjit AAB dhe Universitetit Lille vjen si rezultat i marrëveshjes me Ambasadën e Francës në Kosovë.