Është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes Kolegjit AAB dhe shkollës së mesme së lartë “Hoxhë Kadri Prishtina”. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga prorektorja e Kolegjit AAB, Venera Llunji dhe zv/drejtori i kësaj shkolle, Ukshin Uka.
Në të përfshihet realizimi i praktikës së nxënësve në Kolegjin AAB, por edhe bashkëpunime, angazhime, propozime dhe realizime të projekteve të përbashkëta.