Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Cilësi në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka” Edmond
Beqiri, drejtoresha për Bashkëpunim Ndërkombëtar Arbërora Haxhija, zyrtari për Siguri të Cilësisë Luan
Lulaj, drejtoresha e Zyrës për Sigurim të Cilësisë dhe Vlerësim Gentiana Kastrati dhe studentja Valentina
Murati kanë zhvilluar takim në Kolegjin AAB.
Takimi është bërë me qëllim që si pjesë e bashkëpunimit mes dy institucioneve të arsimit të lartë të
fillohet me projektet e përbashkëta hulumtuese në kuadër të Erasmus+, por edhe projekte tjera që do
ndikonin në bashkëpunime ndërkombëtare dhe rrjetëzim përmes aleancave të ndryshme akademike.
Mysafirët u mirëpritën nga prorektorja për Çështje Mësimore Furtuna Mehmeti, Prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim Venera Llunji, Udhëheqësja e Zyrës për Sigurim të Cilësisë Roberta Bajrami dhe zyrtarja për zhvillim të projekteve Qëndresa Kukaj.