Gent Shala dhe Kristian Kabashi që njihen si trajnerë për zhvillim karriere kanë mbajtur program trajnimi për studentët e Kolegjit AAB. Gjatë këtij takimi me studentët Genti dhe Kristiani përmendën disa tema me interes të rëndësishëm si: punësimi, tregu i punës, sfidat në karrierë, roli i inteligjencës artificiale etj. Ndërsa në aktivitet u përfshinë edhe studentët përmes pyetjeve dhe diskutimeve nga ana e tyre me dy të ftuarit.
Ky aktivitet u mbajt në kuadër të ngjarjeve që organizohen vazhdimisht nga Unioni Studentor i Kolegjit AAB.