Dr.Sc.

Mimoza Kamberi

Koordinatore

Mimoza Kamberi u lind në Prishtinë më 1982. Studimet universitare, bachelor dhe master i kreu në Fakultetin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndërsa studimet e doktoratës i ka përfunduar në të njëjtin universitet, në Fakultetin e Edukimit, programi: Mësimdhënia dhe të mësuarit, profili: Psikologji Edukimi.

Karrierën akademike universitare e filloi qysh në vitin 2008, fillimisht në cilësinë e asistentes së re, për të vazhduar më tutje si ligjëruese në grup lëndësh nga lëmi i psikologjisë së edukimit. Ka ndjekur edhe shumë trajnime profesionale dhe projekte shkencore që kishin të bënin kryesisht me zhvillim profesional në mësimdhënie por gjithashtu edhe me fitimin e njohurive dhe shkathtësive në sigurimin e cilësisë dhe po ashtu në fushën menaxheriale në arsimin e lartë universitar.

Përveç mësimdhënies, që nga viti 2015 në Kolegjin AAB, mban edhe pozicione menaxheriale: nga viti 2015-2017 ishte koordinatore për sigurimin e cilësisë; pastaj nga 2017 shkurt deri shtator 2019 ishte u.d. dekane. nga tetori 2019 e tutje vazhdon të jetë prodekane, në Fakultetin e Psikologjisë.

Si pjesëmarrëse në projektet Tempus (2013-2019) kandidatja vizitoi shumë qendra universitare me renome ndërkombëtare si në Salzburg-Austri, Cork-Ireland, Edinburgh-Scotland, Lubljanë-Slloveni, duke marrë për së afërmi eksperienca ndërkombëtare në fushën e arsimit të lartë. Po ashtu në vitin 2019 në cilësinë e stafit akademik përmes Kolegjit AAB, ishte edhe përfituese e bursës Erasmus+, me ç’ rast ka ndjekur një kurs veror për metodologji shkencore të avancuar në Radboud University, Nijmegan-Holandë.

Ka publikime shkencore të indeksuara në platformën Scopus dhe platformat tjera kredibile, në cilësinë e autores së parë dhe po ashtu si bashkautore. Po ashtu ka marrë pjesë aktive në disa konferenca shkencore me karakter vendor/rajonal si dhe konferenca virtuale me karakter ndërkombëtar.

 

Ligjëron lëndët:

Psikologji edukimi

Teoritë e të nxënit

Zhvillimi i hershëm i fëmijës

 

CV