Janë ndarë certifikatat për pjesëmarrësit në trajnimet falas të organizuara nga Qendra e Karrierës dhe Fakulteti i Shkencave Kompjuterike për MS Office.
Këto trajnime u zhvilluan në laboratorët e Kolegjit AAB, të cilat përmbanin pakon e trajnimit për: MS Word, MS Excel, MS Powerpoint dhe MS Access.
Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Jusuf Qarkaxhija, ka falënderuar pjesëmarrësit dhe trajnuesit, ndërsa shtoi se trajnime të tilla në nivele edhe më të avancuara do të mbahen gjatë muajve në vijim.