Ndahen certifikatat për pjesëmarrësit në trajnimet për Microsoft Office në Kolegjin AAB

22 Janar 2024
Certificates are distributed to participants in Microsoft Office training at AAB College

Janë ndarë certifikatat për pjesëmarrësit në trajnimet falas të organizuara nga Qendra e Karrierës dhe Fakulteti i Shkencave Kompjuterike për MS Office.

Këto trajnime u zhvilluan në laboratorët e Kolegjit AAB, të cilat përmbanin pakon e trajnimit për: MS Word, MS Excel, MS Powerpoint dhe MS Access.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Jusuf Qarkaxhija, ka falënderuar pjesëmarrësit dhe trajnuesit, ndërsa shtoi se trajnime të tilla në nivele edhe më të avancuara do të mbahen gjatë muajve në vijim.

Share: