Listës së gjatë të partnerëve universitar të bashkëpunimit të Kolegjit AAB, iu shtua edhe Universiteti i Mjekësisë të Tiranës (UMT).
Marrëveshja u nëshkrua në kuadër të një takimi zyrtar të organizuar në ambientet e Rektoriatit të UMT. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi në lidhje me format e bashkëpunimit midis dy Universiteteve dhe dobia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit.
Përveç tjerash në takim u diskutua edhe në lidhje me shkëmbimin e përvojave në programe të ndryshme studimore si edhe në projekte të ndryshme të kërkimit shkencor.
Rëndësi e veçantë iu kushtua edhe shkëmbimit sistematik të stafit akademik dhe të studentëve, e që u vlerësua si faktori thelbësor në zhvillmin e ndërsjellë të të dy institucioneve.
Marrëveshja e bashkëpunimit në mes Universitetit të Mjekësisë të Tiranës dhe Kolegjit AAB, u nënshkrua nga rektori i Universitetit të Mjekësisë Prof. Dr. Arben Gjata dhe zv.Rektori i Kolegjit AAB, Prof. Dr Shemsedin Vehapi.