Janë mbajtur edhe disa takime tjera në lidhje me projektin me universitetin Caen në Normandi të Francës, nga prorektorja e Kolegjit AAB Venera Llunji dhe zyrtarja për projekte Erëza Mehmeti.
Takimet u zhvilluan me dekanin e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në UCAEN për shkëmbimin e studentëve fillimisht në nivelin master, por edhe bashkëpunimin në një projekt të ri në vitin e ardhshëm.
Llunji dhe Mehmeti më pas janë takuar me zyrtaren për zhvillim të karrierës me të cilën diskutuan format e orientimit që ju bëhen studentëve në aspektin akademik, gjithashtu edhe për praktikën profesionale me mundësitë për punësim.
Tutje ato vizituan ambientin ku zhvillohet mësimi derisa u mirëpritën ngrohtësisht nga stafi i këtij universiteti.