Ka përfunduar vizita studimore dhe trajnimi 5 ditor në Olomouc, në kuadër të projektit MORIN të financuar nga Erasmus+, i cili synon të ngrisë kapacitetet e Kolegjit AAB në fushën e njohjes së mobilitetit të studentëve. Përmes disa sesioneve të organizuara nga partnerët më me përvojë në këtë fushë, Universiteti i Palacky në Olomouc të Republikës Çeke, pjesëmarrësit, përfshirë përfaqësuesit e Kolegjit AAB, u njohën me sistemet, strukturat dhe procedurat e njohjes së mobilitetit të zbatuara nga institucioni pritës.
Ky trajnim 5 ditor është një nga dy trajnimet që do të zhvillohen në kuadër të këtij projekti, dhe të cilat synojnë të transferojnë praktikat më të mira të njohjes së mobilitetit të studentëve në institucionet e arsimit të lartë, partnere në projekt.