QAPI mban dy ditët e fundit të trajnimeve për zhvillim profesional të personelit në Programin Dimëror 2024

23 Shkurt 2024

“Planifikimi i projekteve” dhe “Vlerësimi i artikujve shkencor” ishin dy modulet e radhës në trajnimet për zhvillim profesional të personelit nga QAPI (Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion). Trajnimi i dytë me temën “Planifikimi i projekteve” u mbajt nga Ilirjana Geci, Erëza Mehmeti dhe Qëndresa Kukaj ku u trajtuan: përcaktimi i indikatorëve të rezultateve dhe mjeteve të verifikimit, plani i
shpërndarjes dhe komunikimit, qëndrueshmëria e projektit, buxheti i projektit etj.

Ndërsa në trajnimin“Vlerësimi i artikujve shkencor” i mbajtur nga profesori Aleksandar Takovski, qëllimi ishte që të kuptohet më mirë procesi i vlerësimit të artikujve/librave shkencorë dhe avancimi i shkathtësive për vlerësimin e hulumtimeve nga ana e personelit të AAB.

Share: