Në Kolegjin AAB po vazhdon kampi ndërkombëtar “Women in Sience”

22 Gusht 2019

100 vajza nga Amerika e Ballkani po vazhdojnë të jenë pjesë e kampit veror ndërkombëtar “Women in Sience” i cili po mbahet në hapësirat e Kolegjit AAB. Të bashkuara dhe shumë kureshtare ato po mësojnë për shkencë e teknologji nga specialist të kësaj fushe.

Bailey Leuschen, organizatore e kampit dhe drejtuese e “GirlUp WiSci”, theksoi se është e impresionuar nga stafi i Kolegjit AAB. Ajo tha se ndihet e lumtur që 100 vajza të reja, shkencën dhe teknologjinë po e ushtrojnë në një vend të tillë siq janë hapësirat tejet moderne të Kolegjit AAB.

“Si fillim kur kemi arritur në Kolegjin AAB kemi qenë të gjitha gojëhapur. Mund të them se niveli në këtë institucion është shumë i lartë, pastaj kualiteti dhe shërbimet që ofrohen këtu janë mbresëlënëse. Jam e lumtur që ky kamp po zhvillohet me bashkorganizator kaq serioz”, u shpreh Leuschen.

Në anën tjeter vajzat pjesëmarrëse në kampin “Women in Sience”, thanë së po kalojnë kohë shumë produktive dhe se janë familjarizuar me njerëzit në Kosovë si dhe me AAB-në. Ato gjithashtu shtuan se ky kamp po ju shërben që të njihen më kultura të ndryshme dhe se po mundohen që së bashku t’i luftojnë stereotipet për vajzat në shkencë dhe teknologji.

WiSci Camp është mundësuar përmes një partneriteti publik-privat, me shumë partnerë nga e gjithë bota, duke përfshirë Departamentin Amerikan të Shtetit, Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit, Girl Up, dhe partnerë të sektorit privat si Intel dhe Google, NASA, Kolegji AAB, Shoqëria Amerikane për Mikrobiologji, Microsoft, etj…

Share: