U lansua platforma “E-projects” e realizuar nga Zyra për Zhvillimin e Projekteve në bashkëpunim me Zyrën e Zhvillimit Softuerik në Kolegjin AAB. Platforma “E-projects” shërben si një mjedis virtual për inicimin, menaxhimin dhe dokumentimin e projekteve zhvillimore të Kolegjit AAB. Njëherit, AAB është institucioni i parë i arsimit të lartë në vend që lanson një platformë të tillë, e dizajnuar specifikisht për rritjen e mundësive dhe efektivitetit ne proceset e projekteve zhvillimore.
Platforma “e-projects” u prezantua sot para koordinatorëve të projekteve në implementim në kuadër të Kolegjit AAB, të cilët veprojnë në funksion të avancimit të cilësisë së mësimdhënies dhe hulumtimit shkencor.