Studentja e Kolegjit AAB Alma Topalli fiton bursën për studime të doktoratës në Universitetin e Munsterit

3 Prill 2024
AAB College student Alma Topalli wins scholarship to study PhD at University of Munster

Alma Topalli, studente e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB, është storia e radhës e suksesit që bën institucionin tonë të dëshmohet kudo në botë me kuadrot që nxjerr çdo vit.

Ajo pas studimeve master në Kolegjin AAB filloi ato të doktoratës në Universitetin e Munsterit që ndodhet në Gjermani, por ky ishte vetëm hapi i parë i rrugëtimit që do përcillej me një nga arritjet më të larta në fushën akademike të një studenti.

Alma fitoi bursën DAAD e cila njihet si një nga më prestigjiozet në shtetin gjerman, në degën e Filologjisë për Gjuhë dhe Letërsi Angleze me fokus në letërsinë për fëmijë.

“Studimet në Kolegjin AAB ishin pikënisja e një ëndrre që po prisja të realizohej, menjëherë pas njohjes së diplomës. Nga kjo kuptova që storia ime do shërbente si inspirim për të gjithë studentët e tjerë, mjafton të shfaqin vullnetin dhe dëshirën për të arritur sukses, por në të njëjtën kohë duke punuar shumë në drejtimin që kanë zgjedhur”, ishte mesazhi i Almës.

Share: