Në ditën e dytë të Javës Ndërkombëtare të Stafit, prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim Venera Llunji, përmes një sesioni prezantues ka informuar pjesëmarrësit për Kolegjin AAB.
Në këtë prezantim janë përfshirë programet e studimit që ofrohen, bashkëpunimet me universitete ndërkombëtare, rëndësinë e shkëmbimeve dhe bashkëpunimin në fushën e hulumtimit dhe botimit.
Pas prezantimit u mbajt tryezë diskutimi, ku u fol për ndërkombëtarizimin si mënyrë e avancimit të arsimit të lartë, si dhe arsyet përse partnerët aktual dhe institucionet e tjera ndërkombëtare duhet të bashkëpunojnë me Kolegjin AAB.
Të pranishmit u pajtuan që ndërkombëtarizimi ekspozon studentët dhe personelin akademik ndaj qasjeve të ndryshme, perspektivave, kulturave dhe mënyrave të ndryshme të të menduarit.