Pjesëmarrësit në Javën Ndërkombëtare të Stafit të Kolegjit AAB, në ditën e katërt patën një eksperiencë më ndryshe përtej angazhimeve akademike.
Ata vizituan Pejën, duke eksploruar pikat historike që ndodhen në qytet, si Muzeu i Pejës për të parë artefaktet nga kultura dhe tradita e lashtë shqiptare. Kinemaja e qytetit ishte një nga pikat e radhës të grupit, ku u takuan dhe biseduan me udhëheqësit e organizatës “Anibar”, që merret me trajtimin e temave të rëndësishme shoqërore.
Patriarkana e Pejës, një vend i trashëgimisë ishte një nga adresat e radhës për t’u vizituar, si monument i mbrojtur nga UNESCO.
Më pas pjesëmarrësit mbetën të impresionuar nga pamjet e Bjeshkëve të Rugovës, ndërsa u njoftuan për rëndësinë gjeologjike dhe mjedisore të zonës.
E gjithë kjo vizitë përfundoi me kujtime të veçanta për secilin nga ta, duke e vlerësuar organizimin e Kolegjit AAB dhe gatishmërinë për të ndarë bashkë eksperienca të tilla.