Profesori Engin Melekoğlu merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Arsimin e Lartë dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

3 Qershor 2024

Profesori i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Engin Melekoğlu ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Arsimin e Lartë dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, e cila u mbajt në Shqipëri.

Kjo konferencë u organizua nga Western Balkans University, me një tryezë të rrumbullakët të liderëve akademik me temën “Revolucioni i inteligjencës artificiale dhe sfidat e arsimit të lartë”.

Në të morën pjesë emra eminent nga bota akademike të cilët zhvilluan diskutime dhe fjalime, ndërsa një ndër folësit ishte edhe profesori Engin Melekoğlu.

Share: