Në kuadër të angazhimit për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe zgjerimin e bashkëpunimeve akademike, përfaqësues të Kolegjit AAB realizuan një vizitë Erasmus+ Mobility në Aurel Vlaicu University of Arad, Rumani.
Në këtë mobilitet morën pjesë Prof. Dr. Fatmir Pireva, Dekan i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit, Prof. Dr. Vrullim Buja, Dekan i Fakultetit të Administratës Publike, Prof. Samir Jakupi, profesor në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Fatlum Berila nga Zyra e Zhvillimit Softuerik.
Gjatë qëndrimit në universitetin partner u zhvilluan takime akademike dhe profesionale me qëllim shkëmbimin e përvojave, prezantimin e praktikave të mira në mësimdhënie dhe kërkim shkencor, si dhe identifikimin e mundësive të reja për bashkëpunim institucional.
Një ndër objektivat kryesore të vizitës ishte krijimi i mundësive për realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe akademike, shkëmbimi i stafit dhe studentëve në kuadër të programeve Erasmus+, si dhe zhvillimi i programeve të përbashkëta studimore ndërmjet dy institucioneve.
Bashkëpunimi me institucione prestigjioze ndërkombëtare është pjesë e vizionit të Kolegjit AAB për të ofruar mundësi të reja për studentët dhe stafin akademik, duke promovuar mobilitetin, inovacionin dhe integrimin në hapësirën evropiane të arsimit të lartë.

