Fakulteti i Administratës Publike organizoi ligjëratë me të ftuarin Altin Xhafën

3 Qershor 2024

Profesionisti i njohur në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore Altin Xhafa ka mbajtur ligjëratë me studentët e Fakultetit të Administratës Publike në Kolegjin AAB.

Tema e ligjëratës ishte “Parapërgatitje për tregun e punës”, duke synuar ekspozimin e studentëve ndaj trendeve të fundit të industrisë kosovare, si dhe kërkesat e sektoreve publike dhe private.

Xhafa u fokusua në rëndësinë e të qëndruarit të përditësuar me zhvillimet e fundit të industrisë, ndërsa foli për vlerësimin DISC (dominim, ndikim, qëndrueshmëri, ndërgjegjshmëri), e cila shërbeu si ndihmë për studentët që të eskplorojnë trajtat e tyre të personalitetit, se si ato mund të ndikojnë në vendin e punës dhe në raportin kolegial.

Gjatë ligjëratës u fol edhe për ndërtimin e një profili profesional, duke filluar nga krijimi i CV’së bindëse për rekrutuesit, përgatitjen për intervistë dhe etikën profesionale në një vend pune.

Kjo ligjëratë iu ofroi studentëve një kuptim gjithëpërfshirës se si të përgatiten për tregun e punës, duke shkëmbyer këshilla praktike, trende aktuale dhe rëndësinë e personalitetit, dinamikës grupore dhe të zhvillimit profesional.

Share: