Hapet Panairi i 24-të i Librit, Kolegji AAB pjesëmarrës me më shumë se 80 tituj librash

5 Qershor 2024
24th Book Fair opens, AAB College participating with more than 80 book titles

Sot në hapësirat e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, nga ora 12:00 është bërë hapja e Panairit të Librit, i organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës. Në këtë panair si në vitet paraprake po merr pjesë edhe Kolegji AAB, duke sjellur dhjetëra tituj të rinj nga Shtëpia Botuese AAB. Panairi u vizitua edhe nga rektori i Kolegjit AAB Blerim Olluri dhe dy prorektorët Venera Llunji dhe Petrit Bushi.

Numër i madh vizitorësh kanë marrë pjesë në hapjen e këtij panairi, për të parë shtandet e shtëpive botuese duke përfshirë edhe të Kolegjit AAB.

Në ditën e parë të panairit ishte i pranishëm edhe ish presidenti Fatmir Sejdiu, i cili këtë edicion ka sjellur librin e ri “Ora e Kosovës – Pavarësia dhe shtetndërtimi”, nga Shtëpia Botuese AAB.

Share: