Ensara Haliti fiton bursë të plotë për studime në universitetin prestigjioz në Skoci

10 Qershor 2024

Ensara Haliti, ish studente e programit të Radiologjisë në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore në Kolegjin AAB, njëherazi asistente ligjëruese në këtë fakultet, ka shënuar një hap të madh në vazhdimin e realizimit të ëndrrave të saj në aspektin akademik.

Ajo ka fituar bursë të plotë (Women in STEM nga British Council), në Universitetin Glasgow në Skoci në programin “Public Health”, duke qenë në mesin e 15 bursisteve vajza/gra nga Europa.

Ky sukses i Ensarës pasohet nga arritjet e saj të shumta si asistente ligjëruese në arsimin e lartë, bashkautore e librave dhe artikujve të shumtë, pjesëmarrëse në konferenca ndërkombëtare dhe angazhim të vazhdueshëm në organizime të rëndësishme për zhvillimin e saj profesional.

Rezultatet e studentëve tanë shërbejnë si dëshmia më e qartë për kuadrot profesionale që dalin nga Kolegji AAB. Të diplomuarit kanë një të ardhme të garantuar e cila kulmon me realizimin e ëndrrave të tyre.

Share: