Në Këndin Japonez të Bibliotekës së Kolegjit AAB mbahet aktivitet për t’u njohur me kaligrafinë japoneze

12 Qershor 2024

Në bashkëpunim me Asociacionin e Miqësisë Kosovaro-Japoneze, në Kolegjin AAB është mbajtur sot një aktivitet i veçantë për kaligrafinë japoneze.

Ky aktivitet u zhvillua me profesoreshën Yoko Takigawa, ku studentët dhe stafi akademik i Fakultetit të Arteve, përfituan nga një demonstrim dhe shpjegim mahnitës i kësaj forme të lashtë të artit, e cila është e pasur me traditë dhe elegancë.

Pjesëmarrësit u njohën me teknikat e sofistikuara dhe simbolizmin e kaligrafisë japoneze, duke parë rëndësinë kulturore dhe pamjen estetike të saj.

Përmes një prezentimi praktik, pjesëmarrësit u zhytën në artin e penës dhe kuptimet e thella që transmetohen përmes çdo shkronje. Ngjarja jo vetëm që ofroi një mundësi unike për shkëmbimin kulturor, por gjithashtu nxit njohjen më të thellë për trashëgiminë e pasur të Japonisë.

Share: