Studenti i vitit të tretë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike – Programim në Kolegjin AAB, Milot Hyseni, ka arritur një sukses të rëndësishëm profesional duke u punësuar në pozitën AI Engineer në kompaninë globale Genpact, pas përfundimit me sukses të një programi internshipi.
Miloti u informua për mundësinë e praktikës profesionale nga Kolegji AAB, në kuadër të bashkëpunimit me Agilyti, një partneritet që synon t’u krijojë studentëve mundësi konkrete për zhvillim profesional dhe integrim në tregun e punës.
alë angazhimit, përkushtimit dhe performancës së tij gjatë internshipit, ai arriti të fitojë besimin e kompanisë dhe të vazhdojë rrugëtimin e tij profesional si pjesë e ekipit të Genpact.
Në rolin e tij si AI Engineer, Miloti është i angazhuar në zhvillimin dhe implementimin e zgjidhjeve të bazuara në Inteligjencën Artificiale, ndërtimin dhe integrimin e modeleve AI dhe automatizimeve në aplikacione të ndryshme, bashkëpunimin me ekipet për analizimin e kërkesave dhe krijimin e zgjidhjeve efikase, si dhe testimin, optimizimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve AI.
Ky sukses dëshmon edhe një herë cilësinë e përgatitjes profesionale që studentët e Kolegjit AAB marrin gjatë studimeve, si dhe rëndësinë e bashkëpunimeve me industrinë, të cilat krijojnë ura të drejtpërdrejta drejt punësimit.