Profesoresha Mimoza Selmani përfaqëson Kolegjin AAB në Kongresin Evropian të Ordoncisë në Athinë

18 Qershor 2024

Në edicionin e sivjetmë të Kongresit Evropian të Ortodoncisë në Athinë, profesoresha e Fakultetit të Stomatologjisë Mimoza Selmani ka përfaqësuar Kolegjin AAB.

Ajo mori pjesë në këtë organizim të Shoqatës Evropiane të Ortodoncisë, me projektin e titulluar “Menaxhimi terapeutik i anomalive dhe malokluzioneve tek pacientët ortodontik në rajonin e Kosovës”.

Ky kongres mblodhi ekspertë nga Evropa dhe mbarë bota, ku u trajtuan tema të ndryshme që synonin ofrimin e ideve, strategjive dhe taktikave të reja që ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën se si bëjnë menaxhimin profesionistët e shquar në stomatologji dhe ortodonci.

Profesoresha Mimoza Selmani, si bazë të studimeve shkencore ka pasur zbulimin e hershëm dhe trajtimet ortodontike. Madje modelet e saj themelore profesionale dhe shkencore tani zbatohen edhe në Fakultetin e Stomatologjisë në Kolegjin AAB.

Share: