Fakulteti i Stomatologjisë organizon ligjërata profesionale me ekspertë ndërkombëtarë

21 Maj 2026

akulteti i Stomatologjisë, në javët që lamë pas, ka organizuar një seri ligjëratash nga fusha të ndryshme të stomatologjisë për studentët e fakultetit, të mbajtura nga mjekë ndërkombëtarë me përvojë të gjerë profesionale.

Ligjëratat u mbajtën nga Dr. Spec. Sri Thamby, kirurg maksillofacial, Dr. Spec. Gautam Sirdhar, kirurg oral nga Australia, si dhe Dr. Spec. Can Florian Keles, specialist i ortodoncisë nga Gjermania.

Gjatë këtyre ligjëratave, studentët patën mundësinë të njihen me metodat më bashkëkohore të diagnostikimit dhe trajtimit të patologjive dhe anomalive të ndryshme në stomatologji, duke përfituar njohuri të reja dhe përvoja profesionale nga ekspertë ndërkombëtarë të fushës.

Share: