Studentja Erjona Gashi fiton titullin Doktor i Stomatologjisë pas diplomimit në Fakultetin e Stomatologjisë

26 Qershor 2024

Me punim diplome të vlerësuar maksimalisht nga komisioni i përbërë prej profesorëve: Avdyl Shoshi, Astrit Kuqi dhe mentore Donika Ilijazi Shahiqi, studentja Erjona Gashi ka fituar titullin Doktor i Stomatologjisë me notë mesatare 10.00.

Erjona, është njëra nga studentet e shumta që ka fituar këtë titull pas 6 vitesh studime të suksesshme. Tema e punimit të diplomës së Erjonës ishte “Lezionet e mukozës orale te fëmijët”, e cila solli një përmbledhje hulumtimesh dhe shqyrtim të literaturës nga ana e saj.

Fakulteti i Stomatologjisë në Kosovë është ndër të vetmit që ofron qasje në aparaturat më moderne ekzistuese për studentët si: lazerin për largimin e indeve të forta, lazeri për largimin e indeve të buta,CAD/CAM sistemi që mundëson marrjen e masës digjitale si dhe raporteve ndërnofullore, mullirin digjital ku bëhet përpunimi dhe preparimi ad hoc i dhëmbëve artificial, aparatura Ct skanuese 3dimensionale, aparati retroalveolar digjital, sisteme të shumëllojta të implanteve si dhe të mbushjeve të gjeneratave të fundit, puna mikrokirurgjike endodontike me mikroskop endodontik, si dhe të gjitha procedurat me mjete manuale dhe makinerike endodontike.

Këto mundësi aftësojnë dhe përgatisin studentët që të punojnë në sektorin publik dhe privat në Kosovë, por edhe në Evropë apo gjetiu.

Share: