Studentët e degës së Ferizajt dolën fitues të Kuizit të Diturisë nga Matematika

27 Dhjetor 2019

Fakulteti Ekonomik i Kolegjit AAB, organizoi kuizin e diturisë nga lënda e Matematikës, në të cilën morën pjesë studentët e vitit të parë nga të tre degët e AAB-së. Ekipet pjesëmarrëse me nga gjashtë studentë, të përzgjedhur për të përfaqësuar degën, garuan në pyetjet e hartuara nga mësimdhënësit e lëndës: Muharrem Bunjaku, Rifat Haxhija dhe Arbëreshë Behluli, të cilit ishin edhe në cilësinë e jurisë.

Qëllimi i organizimit të kësaj gare diturie ishte promovimi i aftësive të studentëve të Fakultetit Ekonomik për lëndën e Matematikës si dhe nxitja e rritjes së cilësisë në studime.

Dekani Shaip Bytyçi, në hapje të kësaj ngjarjeje tha se Fakulteti Ekonomik në vazhdimësi organizon aktivitete të cilat ndërlidhin pjesën teorike me atë praktike duke i sfiduar studentët edhe përmes garave në nivel të viteve të studimit dhe degëve.

Fitues të kuizit dolën studentët e degës së Ferizajt, në vendin e dytë u radhit dega e Gjakovës, ndërsa vendi i tretë u takoi studentëve të Prishtinës.

Studentët pjesëmarrës u pajisën me certifikata e mirënjohje, ndërsa u tha se në të ardhmen do të organizohen kuize të tilla edhe nga lëndët e tjera.

 

Share: