Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë, Kolegji AAB ndau mirënjohje për studentët e Fakultetit Ekonomik dhe të Fakultetit të Komunikim Masiv të cilët ishin angazhuar në aktivitetin për të ndihmuar të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.
Angazhimi i studentëve kontribuues ishte i fokusuar në disa sfera, duke filluar nga mbledhja e ndihmave për të prekurit e deri në dorëzimin e tyre në Durrës. Po ashtu një pjesë e studentëve janë përkujdesur dhe kanë ofruar ndihmën e tyre për të prekurit të cilët ishin strehuar në ish kampin e KFOR-it në Prizren.
Studentët e Kolegjit AAB, për kontributin e tyre kanë pranuar mirënjohje e falënderime edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta dhe mirënjohje nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskuka.