AAB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Capitol Technology University nga ShBA

28 Janar 2020

U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes Kolegjit AAB dhe Capitol Technology University, nga Maryland, ShBA. Marrëveshja e nënshkruar nga rektorët e dy institucioneve respektive, Dr.sc.Bujar Demjaha dhe Prof.dr. Bardford Sims, ka për qëllim shfrytëzimin e  ekspertizës dhe burimeve të të dy institucioneve për të rritur cilësinë e programeve akademike dhe për të krijuar një rrugë për bashkëpunim dhe shkëmbim informacioni midis fakulteteve dhe studentëve të diplomuar në Capitol Technology dhe në Kolegjin AAB.

Përveç programit të shkëmbimit të studentëve, zhvillimit të kapaciteteve infrastrukturore, zhvillimin e një “Qendre Kibernetike”, CTU do të pranojë edhe të diplomuarit e Kolegjit AAB në studime master dhe doktoraturë sipas rregullave dhe obligimeve të përcaktuara nga ky universitet.

Marrëveshja u inicua nga Dr.William Butler, specialist i sigurisë kibernetike në Capitol Technology dhe Prof.ass.dr.Arianit Maraj, profesor në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, ndërsa në ceremoninë e nënshkrimit të saj morën pjesë edhe zv.rektorët, Prof. Ass. Dr. Shemsedin Vehapi dhe  Prof. Ass. Dr. Venera Llunji, si dhe dekani i Fakultetit te Shkencave Kompjuterike, Prof. Ass. Dr. Jusuf Qarkaxhia.

 

Universiteti Capitol Technology është themeluar në vitin 1927 si Institut i Inxhinierisë Radiotelevizive ndërsa sot është një universitet i njohur në ShBA i specializuar për shkencë inxhinierike dhe sigurisë kibernetike.

Share: