Rita Imeri, juristja e re me pasion të madh për drejtësinë, vendosjen e rendit dhe zbatimin e ligjit në vend

15 Korrik 2024

Studentja e diplomuar nga Fakulteti Juridik në Kolegjin AAB Rita Imeri, shërben si model për të gjithë juristët e rinj në Kosovë.

Ajo ka përfunduar studimet me nota maksimale, ndërsa ishte vazhdimisht pjesëmarrëse në tryeza të shumta diskutimesh, trajnime, praktika, ekspertiza mjeko-ligjore, gjykime të simuluara, monitorime të seancave gjyqësore etj.

Aktualisht Rita është duke realizuar praktikën në një zyrë ligjore në rolin e avokates, duke filluar kështu hapat e parë drejt profesionit që kërkon angazhim, sakrificë dhe përkushtim të pakusht.

Fakulteti Juridik në Kolegjin AAB është një ndër të vetmit në Kosovë i pajisur me Sallë Gjykimi, ku profesorët me studentët simulojnë gjykime. Pjesë e këtij fakulteti është edhe Laboratori i Kriminalistikës që mundëson improvozimin e rasteve të ndryshme.

Rita dhe juristët e rinj janë shpresa e të ardhmes së drejtësisë në vend!

Share: