OSBE hap thirrjen për aplikim të studentëve në Akademinë e 10-të të Dialogut për Gratë e Reja

17 Korrik 2024

Është hapur thirrja për aplikim për studentët e Kolegjit AAB nga OSBE në Akademinë e 10-të të Dialogut për Gratë e Reja, e cila do mbahet nga 12-21 tetor 2024 në Gorizia të Italisë.

Kjo akademi përfshin një program intensiv dhjetëditor për të mësuar dhe diskutuar mbi temat e grave në politikë, dialogun dhe ndërtimin e paqes. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të takohen me folës dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarisht, të cilët motivojnë dhe nxisin zhvillimin personal dhe profesional të pjesëmarrësve.

Aplikantët duhet të jenë studentë ose profesionistë të rinj në fushat e politikës, ligjit, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe shkenca sociale.

Studentët e interesuar për aplikim ftohen të dërgojnë CV’në e tyre, një video të shkurtër dhe deklaratën me shkrim në: [email protected]

Aplikimet pranohen deri me datën 19 korrik 2024!

Share: