Komisioni Evropian, programi Erasmus Mundus, ka aprovuar projektin për dizajnimin e një programi Master të përbashkët në “Inxhinieri të Shkencave Forenzike”, zhvilluar nga Kolegji AAB, i vetmi institucion i arsimit të lartë që këtë vit ka përfituar nga kjo skemë financimi.
Synimi i projektit është që të hartohet një program ndërkombëtar dhe ndërdisiplinor Master (niveli 7 ISCED) për akterët e shkencave mjekoligjore, duke përfshirë sundimin e ligjit, punën policore dhe shkencat natyrore, në përputhje me objektivat e Masës së Dizajnimit Erasmus Mundus. Programi do të sjell përvojën dhe ekspertizën evropiane dhe do të ndihmoj në përgatitjen e profesionistëve të kualifikuar, të aftë për të kontribuar në sistemin e drejtësisë dhe sigurinë kombëtare, duke rritur cilësinë e arsimit dhe kapacitetet profesionale në Kosovë.
Ky projekt është një iniciativë e përbashkët e Kolegjit AAB, Brandenburgische Technische Universität (BTU) Cottbus Senftenberg në Gjermani, dhe Universitetit të Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut.
Shënim: Financuar nga Bashkimi Evropian. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë vetëm ato të autoritve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Evropian ose të Agjencisë Ekzekutive Evropiane të Arsimit dhe Kulturës (EACEA). As Bashkimi Evropian dhe as EACEA nuk mund të mbajnë përgjegjësi për to.