Gjuhë të Huaja

Misioni i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja është të nxisë ekselencën dhe një qasje të orientuar drejt studentit në mësimdhënie, mësimnxënie dhe kërkim shkencor, duke i pajisur studentët me njohuri të avancuara gjuhësore, një gamë aftësish të transferueshme dhe kompetenca kyçe që janë thelbësore për zhvillimin e tyre të vazhdueshëm akademik dhe profesional, për punësim në një larmi karrierash lokale dhe ndërkombëtare, si dhe për kontribut në zhvillimin e komunitetit, industrisë dhe rritjes shoqërore.

Fakulteti synon ta arrijë këtë mision përmes përkushtimit ndaj të nxënit gjatë gjithë jetës, duke ofruar përvoja transformuese dhe inovative të të nxënit dhe metoda bashkëkohore të mësimdhënies, si dhe duke ofruar aftësi që u mundësojnë studentëve të orientohen dhe të përdorin në mënyrë efektive sasi të mëdha informacioni të vëna në dispozicion nga teknologjitë e reja. Për më tepër, Fakulteti synon të lehtësojë zhvillimin personal të studentëve, të demonstrojë vetëdije gjuhësore dhe kulturore, të inkurajojë të menduarit kritik dhe të lehtësojë komunikimin efektiv.

Disa nga objektivat strategjike të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja janë:

  • të përmirësojë cilësinë e mësimdhënies përmes zbatimit të trendëve dhe metodave më të fundit didaktike në mësimnxënie dhe mësimdhënie;
  • të avancojë aftësitë dhe kompetencat e integruara të studentëve në gjuhën angleze që janë të dobishme në tregun e punës;
  • të ofrojë mbështetje në projektet kërkimore të stafit dhe studentëve me qëllim rritjen e relevancës së studimeve;
  • të përmirësojë kushtet e punës përmes inovacionit dhe përdorimit të teknologjive të reja me qëllim zhvillimin e cilësisë së shërbimeve kërkimore;
  • të forcojë kapacitetet e stafit akademik me qëllim motivimin e avancimit të tyre të mëtejmë akademik;
  • të përfshihet në projekte të financuara nga BE në arsimin e lartë si programe shkëmbimi, vizita studimore etj., me qëllim rritjen e mobilitetit akademik dhe shkëmbimit të përvojave me universitetet evropiane, si për stafin akademik ashtu edhe për studentët;
  • të zgjerojë fushën e vizitave studimore në mjedise të ndryshme pune, përfshirë zyra përkthimi në institucione publike, kompani private përkthimi, agjenci të hotelerisë dhe turizmit, institute kërkimore, kanale televizive, shkolla private të gjuhëve etj., me qëllim lidhjen e njohurive teorike me punën praktike;
  • të rrisë numrin e memorandumeve të mirëkuptimit/bashkëpunimit për praktika profesionale dhe mundësi punësimi të studentëve me institucione publike dhe private.