Gjuhë të Huaja

Misioni i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja është të nxisë përsosmërinë dhe qasjen me studentin në qendër në mësimdhënie, mësim-nxënie dhe hulumtim, duke i pajisur studentët me njohuri të avancuar gjuhësore, një sërë aftësish të transferueshme dhe kompetenca kyçe të cilat janë esenciale për zhvillimin e tyre të vazhdueshëm akademik dhe profesional, punësimin në një sërë fushash vendore dhe ndërkombëtare të karrierës, dhe të kontribuoj në zhvillimin e komunitetit, industrisë dhe rritjen shoqërore.

 

Fakulteti synon të arrijë këtë mision nëpërmjet një angazhimi për të mësuarit gjatë gjithë jetës, ofrimit të përvojave transformuese dhe inovative të të mësuarit dhe metodologjive të mësimdhënies, dhe ofrimit të aftësive që u mundësojnë studentëve të navigojnë dhe përdorin në mënyrë efektive sasinë e madhe të informacionit të vënë në dispozicion nga teknologjitë e reja. Për më tepër, objektivi i Fakultetit është të lehtësojë rritjen personale të studentëve, të demonstrojë vetëdije gjuhësore dhe kulturore, të inkurajojë të menduarit kritik dhe të lehtësojë komunikimin efektiv.

Dekanati

Aida Alla

Prof. Assist. Dr. Aida Alla i kreu studimet universitare në vitin 2007 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhës Angleze, ku u specializua në anglistikë dhe amerikanistikë. Studimet Master i kreu me meritë në të njejtin universitet në drejtimin Përkthim Teknik – Letrar dhe Interpretim.

Studimet Doktorale i ndoqi në Universitetin e Tiranës ne fushën e gjuhësisë kontrastive dhe studimeve përkthimore. Në punimin e saj doktoral, krahasoi sistemin gjuhësor të gjuhës angleze me sistemin gjuhësor të gjuhës shqipe, nga këndvështrimi sintaksor, stilistik dhe kulturor në shqipërimin e përkthyesit të njohur Amik Kasoruho.

Ka një përvojë të larmishme punë në organizata ndërkombëtare dhe auditore universitare. Prej katër vitesh ka qenë përkthyese dhe koordinatore për marrëdhëniet me publikun në UNDP Albania AMAE (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim). Ka përfaqësuar delegacionin shqiptar në kuadër të projektit AMAE UNDP në konferencën e raportimit në Qëndrën për Bashkëpunim për Sigurinë, Zagreb.

Ka qenë përkthyese dhe interprete në projektin kundër trafikimit të qenieve njerëzore në IOM (Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin). Ka punuar si përkthyese dhe koordinatore për marrëdhëniet me publikun në Lëvizjen MJAFT!.

Në përiudhën 2007 – 2012 ka punuar si ligjëruese në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.

Prej tetorit te vitit 2012 është ligjëruese në Kolegjin AAB, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhës Angleze, dhe ligjëron përkatësisht lëndën e sintaksës së gjuhës angleze dhe përkthim/interpretim. Aida ka kontribuar si koordinatore për sigurinë e cilësisë, pranë dekanatit të Gjuhës Angleze, Kolegji AAB në periudhën 2016-2017, periudhë në të cilën drejtoi grupin e punës për konferencën e parë Ndërkombëtare për Gjuhësi, Letërsi dhe Kulturë.

Ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore ndërkombëtare, nder të cilat mund të përmenden pjesëmarrja në konferencën e organizaur nga Universidad Complutense në Madrid; në University of Sheffield City College Selanik, në Cukorova dhe Sulejman Sah Univeristy, Stamboll, Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Durrësit.

Organizimi i Konferencave dhe Anëtarësim

Në cilësinë e dekanes, Prof. Assist. Dr. Aida Alla ka kryesuar organizimin e disa  konferencave si më poshtë:

Kryesuese e seancës në konferencën shkencore ndërkombëtare “Artificial Intelligence (AI) in the Age of Transformation: Opportunities and Challenges  Organizuar nga Kolegji AAB (2025).

Artificial Intelligence (AI) in the Age of Transformation: Opportunities and Challenges

Kryesuese e seancës dhe pjesëmarrëse në konferencën përfundimtare të projektit Erasmus+ “Mobility Recognition: Revision of Approaches and Practices for Regional Integration”, e organizuar nga Universiteti i Vlorës në bashkëpunim me Kolegjin AAB dhe institucionet e konsorciumit (2025).

Thirrje për Aplikim – Konferenca Ndërkombëtare MORIN

Kryesuese e seancës dhe pjesëmarrëse në konferencën shkencore ndërkombëtare “Multilingualism, Innovation, and Digitalization in the Light of European Education Policies” (2024).

Kryesuese e komitetit organizativ dhe anëtar i komitetit shkencor të konferencës së parë kërkimore të alumni, e organizuar nga Kolegji AAB (2023).

Thirrje për Aplikim – Konferenca Ndërkombëtare MORIN

Anëtare e komitetit shkencor të konferencës shkencore ndërkombëtare “Didactics of Foreign Languages and Cultures: From Language Policies to Approaches for Multilingual Competence”, e organizuar nga Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Kolegjin AAB (2023).
Link

Kryetare e komitetit organizativ dhe anëtar i komitetit shkencor të konferencës së dytë kërkimore të alumni, e organizuar nga Kolegji AAB (2022).
Link

Anëtare e komitetit shkencor në konferencën “Post-pandemic Challenges in Psychology and Education”, e organizuar nga Universiteti i Tiranës (16-17 dhjetor 2022).

Link

Kryetare e komitetit organizativ dhe anëtar i komitetit shkencor të konferencës së parë kërkimore të alumni, e organizuar nga Kolegji AAB (2021).
https://www.facebook.com/AAB.edu/posts/4506465972719832

Kryetare e bordeve organizative dhe shkencore të konferencës ndërkombëtare “4th International Conference on Foreign Language Education and Culture”, e organizuar nga AAB në bashkëpunim me gjashtë universitete ndërkombëtare (2019).

4th INTERNATIONAL CONFERENCE ON FOREIGN LANGUAGE EDUCATION AND CULTURE

Anëtare e komiteteve organizative dhe shkencore të konferencës ndërkombëtare “III International Conference on Linguistics, Literature and Didactics”, e organizuar nga AAB në bashkëpunim me katër universitete (2018).

III INTERNATIONAL CONFERENCE ON LINGUISTICS, LITERATURE AND DIDACTICS

Anëtare e komitetit organizativ të konferencës ndërkombëtare “Linguistics, Literature, and Culture”, e organizuar nga Kolegji AAB në bashkëpunim me tre universitete (2017).https://aab-edu.net/conference/gjuhesi-letersi-dhe-kulture-2/

Kryetare e komitetit organizativ të konferencës ndërkombëtare “Linguistics, Literature and Culture”, e organizuar nga Kolegji AAB me shtatë partnerë institucionalë, përfshirë Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë (2016).

Linguistics, Literature and Culture

 

Lista e publikimeve

Alla, A. (2024). An invisible storyteller or a loud recreator? A translator-centered approach to the translation of children’s literature. Crossroads: A Journal of English Studies, 45, 6–24.
https://czasopisma.filologia.uwb.edu.pl/index.php/c/article/view/2349

Demaj, U., & Alla, A. (2023). BAC, U KRY! Space, Albanian commemoration and the Gheg variety as a linguistic symbol of state independence in postwar Kosovo. Journal of Nationalism,
https://sciendo.com/article/10.2478/jnmlp-2023-0005

Memory & Language Politics, 17(1).

Alla, A. (2021). Suprasegmental features in children’s literature and their translation in Albanian.The Russian Linguistic Bulletin, 1(25), 184–189.
Link

Alla, A. (2019). Comparing and contrasting the syntactical structures in the English and Albanian variants of the Harry Potter saga. In C. Can, P. Patsala, & Z. Tatsioka (Eds.), Contemporary means and methods in ELT and applied linguistics (pp. 1–14). Lychnos-Printhouse.
Link

Sejdiu, S., & Alla, A. (2015). The influence of English language in the Kosovo media. Thesis – International Research Review, 3, 29–42.
Link

Alla, A. (2015a). Challenges in children’s literature translation: A theoretical overview. European Journal of Language and Literature Studies, 1(2), 15–19.
Link

Alla, A. (2015b).
Legal language: Stylistic analysis of the translation into Albanian of “Convention on Cluster Munitions.” Thesis – International Research Review, 4(1), 39–54.

Link

Alla, A. (2014). Contrastive analysis of the dependent subject clause in Albanian and English. Thesis – International Research Review, 2, 31–42.
Link

Lista e konferencave

Alla, A. (2019, September 7). The interface between syntax and semantics in predicate complementation in the English language [Conference presentation]. 4th International Conference: Linguistics, Literature, and Culture.

Link

Alla, A. (2018). The norms of children’s literature translation versus Amik Kasoruho’s principles of translation: The case of the Harry Potter saga [Conference presentation]. 10th International Conference New Dimensions and Approaches in English Studies.

Alla, A. (2016). “Expelliarmus” versus “Dëbimus”: Harry Potter’s magical world in Albanian language. Proceedings of the 10th International Congress of Social Sciences, *1*, [Page range if available].
Link

Alla, A. (2015a). Translation strategies of culture-specific items in Albanian translation of the Harry Potter novels. Proceedings of the 4th International Multidisciplinary Conference: Integrating Science in New Global Challenges, [Volume if applicable], 1–6.

Link

Alla, A. (2015b).Translation universals portrayed in the Albanian version of the Harry Potter series. Proceedings of the Second International Conference: Crossroads of Foreign Languages, [Volume if applicable], 15–20.

Trajnimet

Webinar “Writing learning outcomes”,  organised by Erasmus + Morin project team. (2024)

Webinar: “Supporting Academics to Become International Educators. (2024)
through Professional Learning Communities”, organised by Erasmus + Morin project team

Participation in the training “Fostering Applied Research Activities in Kosovo”, organized by Edutask, co-funded by EU and GIZ. (2022)

Participation at the “International Training Week” held in Brno and organized by Masaryk University, Czech Republic (2022).

Certificate of participation at the training on “Higher education learning methodology from the perspective of the principles of adult learning” organized by the Center for Innovation and Professional Advancement (2022).

Certificate of participation at the training on “Research-based learning” held by the Professional Development and Innovation Centre, AAB College (2022).

Certificate of participation in Webinar 1: Transitioning Effectively to Online Teaching and Webinar 2: Re-Thinking Student Assessment in Online Learning, organised by Click and AAB College (2020).

Certificate of participation at the Workshop on Academic Publishing in International Journals, covering: International peer-reviewed journal operations (submission, peer review); Textual-structural formatting for research publications; Hands-on academic writing feedback (2019).

Certificate of Participation as a Member of Albanian Delegation at the “Workshop on Cluster Munitions” (Zagreb, Croatia), organized by RACVIAC and the Ministry of Foreign Affairs of Croatia (2010).

Certificate of Completion: Speak Out! Cross-Border Dialogue and Communication Tools of Intercultural Youth Exchange (Bosnia and Herzegovina), including seminars on cultural diversity, tolerance, and communication (2008).

Certificate of Completion: The American Studies Course (US Embassy, Tirana), covering legal/educational systems, media, and cultural diversity (2006).

 

Paraqitje televizive:

Intervistë në ATV për projektin Morin
Link

Niman Dreshaj

Koordinator për mësimdhënie

Niman Dreshaj, i lindur më 1 prill 1980 në Istog, Kosovë, është një mësues me përvojë, koordinator akademik dhe kandidat për doktoraturë në fushën e mësimdhënies së gjuhës angleze. Aktualisht ai është Koordinator i Mësimdhënies dhe Ligjërues në Kolegjin AAB, duke kombinuar mbi dy dekada përvojë në mësimdhënie dhe menaxhim akademik, me një angazhim të fortë për avancimin e pedagogjisë dhe kërkimit në gjuhën angleze në rajon.

Niman ka përfunduar studimet themelore dhe ato të masterit në Gjuhë Angleze në Universitetin e Prishtinës. Tema e tij e masterit ishte “Zbatimi i Vlerësimit Formativ dhe Summativ në Shkollat Fillore të Prishtinës”, që tregon interesimin e tij të hershëm për vlerësimin në arsim. Ai aktualisht ndjek doktoraturën në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” në Bitolj, Maqedoni e Veriut, ku disertacioni i tij fokusohet në “Ndikimin e Nivelit të Gjuhës Angleze në Kërkimin Shkencor në Studimet Master dhe Doktoratë.” Ky projekt i vazhdueshëm kërkimor tregon angazhimin e tij për përmirësimin e zotësisë akademike të anglishtes dhe rolin e saj në arsimin e lartë.

Gjatë karrierës së tij, Niman ka mbajtur pozita kyçe akademike dhe udhëheqëse. Që nga viti 2018, ai punon si Ligjërues dhe Koordinator i Praktikës Profesionale në Kolegjin AAB, ku jep mësim në programin e Gjuhës Angleze dhe koordinon praktikën profesionale për studentët e vitit të tretë. Në këtë rol, ai zhvillon bashkëpunim me institucione partnere dhe siguron cilësinë e eksperiencës praktike të studentëve.

Në periudhën 2010-2017, ka shërbyer si Zëvendës Dekan në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB, duke mbështetur funksionet akademike dhe administrative, duke zhvilluar programe studimi dhe duke menaxhuar stafin akademik. Ai gjithashtu ka qenë Drejtor i Studimeve në Qendrën INFINIT nga viti 2013 deri më 2020, ku ka udhëhequr zhvillimin e kurseve të gjuhëve të huaja dhe programeve profesionale, duke siguruar cilësinë pedagogjike dhe dizajnimin e kurrikulave.

Karriera e tij mësimore filloi në arsimin fillor dhe të mesëm, duke dhënë mësim në Shkollën New Age dhe shkollat e mesme “Sami Frashëri” dhe “28 Nëntori” në Prishtinë. Ai gjithashtu ka kontribuar si Asistent Ligjërues në Kolegjin Universum, duke ndihmuar në ligjëratat dhe seminarët në fushën e gjuhës angleze dhe metodologjisë së mësimdhënies.

Përveç detyrave institucionale, Niman ka qenë anëtar aktiv i Shoqatës së Mësuesve të Gjuhës Angleze të Kosovës (ETAK) nga viti 2003 deri më 2007, duke kontribuar në organizimin e trajnimeve, konferencave dhe shkëmbimin e praktikave të mira mësimore.

Ai zotëron gjuhët shqipe (gjuha amtare), angleze dhe serbe në mënyrë të rrjedhshme, dhe ka njohuri bazike të frëngjishtes. Përveç kësaj, është i aftë në përdorimin e paketës Microsoft Office, Google Workspace dhe platformës Moodle, dhe vazhdimisht përmirëson aftësitë e tij përmes seminareve dhe trajnimeve të ndryshme në fusha si psikologjia e mësimdhënies, vlerësimi, shkrimi akademik, arsimi digjital, menaxhimi i projekteve dhe analiza e të dhënave me softuerin SPSS.

Në fushën e kërkimit shkencor, ai ka publikuar punime mbi zbatimin e vlerësimit formativ dhe summativ në shkollat e Prishtinës, si dhe studime mbi përdorimin e teknologjive të reja në mësimin e gjuhës angleze gjatë pandemisë COVID-19. Punimet e tij janë publikuar në platforma si ResearchGate dhe Anglisticum.

Përveç angazhimit akademik, Niman është i pasionuar pas sporteve të qëndrueshmërisë, veçanërisht garave në natyrë dhe vrapimeve të gjata rrugore. Ai ka përfunduar me sukses gara të ndryshme të vështira, përfshirë Maratonën Vodno-Matka në Maqedoninë e Veriut, Gërmia Bear Trail në Kosovë, gjysmëmaratona në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup, si dhe maratona të plota në Ulqin të Malit të Zi. Ai është anëtar aktiv i komunitetit të vrapimit Gërmia 555, që promovon shëndetin dhe qëndrueshmërinë përmes natyrës dhe sportit.

Në jetë personale, Niman është i martuar dhe ka pesë fëmijë. Ai arrin të balancojë me sukses jetën familjare dhe përgjegjësitë profesionale me përkushtim dhe pasion.

Aida Thaqi

Koordinator për sigurimin e cilësisë

Aida Thaqi Gashi, e lindur më 13 janar 1998 në Prishtinë, është një asistente universitare, kërkuese dhe kandidate për doktoraturë në fushën e gjuhësisë. Aktualisht ajo është e angazhuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB, ku kontribuon në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe zhvillim institucional.

Pas përfundimit të studimeve themelore dhe master në gjuhë dhe letërsi angleze në Kolegjin AAB (2015–2021), ajo vazhdoi karrierën e saj akademike si asistente në të njëjtin institucion. Paralelisht, ka mbajtur pozita të rëndësishme në administratën akademike, përfshirë atë të Zyrtares për Sigurimin e Cilësisë (2021–2025) dhe aktualisht si Zyrtare për Çështje Mësimore (2025–vazhdon).

Në vitin 2023, ajo nisi studimet e doktoratës në Universitetin e Antwerp-it në Belgjikë, në kuadër të Fakultetit të Arteve, në programin e Linguistikës. Tema e saj kërkimore fokusohet në ndërthurjen ndërmjet gjuhës, gjinisë dhe të drejtave të grave në kontekstin kosovar. Që nga viti 2023, ajo është bashkë-mentore e disertacionit të saj nga Prof. Ass. Dr. Uranela Demaj.

Aida ka marrë pjesë në një sërë trajnimesh profesionale ndërkombëtare që i kanë përforcuar njohuritë në menaxhim kërkimor, analizë të të dhënave, etikë akademike dhe të drejta gjuhësore. Ajo ka përfunduar me sukses programe trajnimi nga institucione të tilla si Universiteti i Antwerp-it, Springer Nature (Berlin), Akademia ELEVEL (Gjermani), KU Leuven, Universiteti Radboud në Holandë dhe Qendra për Studime Diskursi në Barcelonë. Trajnimet përfshijnë tema si: Critical Discourse Analysis, Project Management, Personal Effectiveness, Analytic Storytelling, GDPR & Research, SQL & Data Analysis, dhe shumë të tjera.

Në sferën akademike, Aida është prezantuese aktive në konferenca dhe simpoziume ndërkombëtare. Ajo ka prezantuar në Universitetin e Stokholmit në Suedi në maj të vitit 2024, në një simpozium ndërdisiplinor me temën: “Women’s rights’ activist tackling of absences in Kosovar society: Reflections on practice and research”. Po ashtu, ka marrë pjesë në Kongresin Ndërkombëtar të Pragmatikës (IPRA) në Bruksel në korrik 2023.

Përveç angazhimit si hulumtuese dhe mësimdhënëse, Aida ka shërbyer edhe si anëtare e komisioneve organizative për disa konferenca shkencore në Kolegjin AAB, duke përfshirë:

  • 1st Alumni Research Conference 2021: Language, Literature and Didactics

  • 2nd Alumni Research Conference 2022

  • Gender Studies Conference

Gjatë karrierës së saj, Aida është dalluar për përkushtimin ndaj cilësisë në arsim, përfshirjen aktive në çështjet e barazisë gjinore dhe zhvillimin e kapaciteteve kërkimore përmes mentorimit dhe punës ndërdisiplinore. Ajo mbetet e përkushtuar ndaj avancimit të arsimit të lartë në Kosovë, si dhe ndërkombëtarizimit të kërkimeve të saj shkencore.