Drejtuesit e Insitutit Francez në Kosovë vizitojnë Kolegjin AAB, zhvillojnë takime me rektorin dhe prorektoren

6 Shtator 2024

Rektori i Kolegjit AAB Blerim Olluri dhe prorektorja Venera Llunji kanë mirëpritur në takim drejtorin e Institutit Francez në Kosovë Edouard Mayoral njëherazi këshilltar i Departamentit për Bashkëpunim dhe Veprimtari Kulturore dhe zv/drejtoreshën Emeline Blandin.

Në takim u bisedua për të gjitha aktivitetet që Kolegji AAB ka pasur me Ambasadën e Francës dhe angazhimin e pakursyer të të gjithëve në realizimin e secilit plan dhe aktivitet.

Gjithashtu u diskutua për aktivitetet kulturore dhe akademike, shërbimeve dhe të ftuarve nga fusha të ndryshme si ligjëruesit vizitorë nga Franca.

Një nga temat ishte edhe mbështetja për Javën Ndërkombëtare të Stafit akademik dhe administrativ, organizimin e shkollës verore dhe përparimin e vazhdueshëm në fushën e kërkimit dhe zhvillimit të projekteve.

Partneriteti i vazhdueshëm dhe përkushtimi ndaj qëllimeve të përbashkëta është synimi kryesor i dy palëve .

Share: