Programi i studimit BA Administratë Publike është program i cili synon të përgatisë studentët me njohuri të avancuara teorike dhe praktike në fushën e administrimit publik duke u mundësuar studentëve të pajisen me kompetenca bazë për studime të më tejshme, specializime dhe edukim të vazhdueshëm profesional.
Programi i mundëson studentëve që të aftësohen dhe veprojnë me autonomi në nivel profesional dhe akademik duke zhvilluar aktivitete të drejtpërdrejta të komunikimit efektivë me publikun, administrimit dhe manxhimit të politikave publike, respektimin e kodeve të etikës dhe përdorimin e teknologjisë së informacionit në administratën publike.
Misioni i programit BA Administratë Publike është: “përmes formave më të reja të mësimdhënies të pajis studentët me njohuritë akademike dhe aftësitë e hulumtimit shkencor në mënyrë që ata të bëhen specialist për tregun e punës vendor dhe ndërkombëtar në fushën e administratës publike, shkencave politike dhe diplomacisë, duke zhvilluar kompetenca në komunikim efektiv dhe zgjidhje të problemeve për përmirësimin e funksioneve në administrate publike dhe komunitet”.
Pas përfundimit të suksesshëm të programit BA Administratë Publike, studentët do të përvetësojnë këto njohuri, shkathtësi dhe kompetenca:
Njohuritë
Shkathtësitë
Kompetencat
Studimet Bachelor kanë të drejtë t’i regjistrojnë të gjithë ata kandidatë të cilët i kanë përfunduar shkollimin e mesëm, posedojnë dokumentacionin e nevojshëm si dhe përmbushin kriteret minimale të pranimit të përcaktuara nga Senati. Sipas nenit 5 të Rregullores për Studime Bachelor, kushtet për pranim në studimet Bachelor janë:
Numri i vendeve për studim sipas vendimit të AKA-së është 200 studentë për vit akademik.
Në bazë të Rregullores për Studime Bachelor të Kolegjit AAB, njohja e kualifikimeve dhe transferi i studimeve rregullohen nga Nenet 6, 7 dhe 8 të kësaj rregulloreje.
Këto nene përcaktojnë kushtet, kriteret dhe procedurat për pranimin e studentëve nga institucione të tjera të arsimit të lartë, mënyrën e realizimit të transferimit, si dhe procesin e njohjes dhe barazvlerësimit të lëndëve të studiuara më parë.
Studimet në programin BA Administratë Publike zgjasin 3 vite, 180 ECTS me gjithsej 6 semestra.
Me rastin e përfundimit të studimeve, studentët fitojnë thirrjen akademike Bachelor i Arteve në Administratë Publike.
Të diplomuarit e programit BA Administratë Publike me specializim në Administratë Publike dhe Diplomaci gjejnë mundësi të gjera punësimi në institucione publike, vendore dhe qendrore, si dhe në organizata ndërkombëtare.
Tё diplomuarit mund të punësohen në ministri, agjenci qeveritare, komuna, zyra të administratës publike, shërbime diplomatike, përfaqësi konsullore, ambasada dhe institucione të politikës së jashtme. Po ashtu, studentët mund të angazhohen në organizata të shoqërisë civile, organizata ndërkombëtare, projekte të integrimit evropian, si dhe në sektorin privat në pozita të menaxhimit të projekteve, marrëdhënieve me publikun, analizës së politikave publike dhe menaxhimit administrativ.
Rezultatet e të nxënit në programin Administratë Publike vlerësohen përmes një kombinimi metodash, duke përfshirë provime me shkrim, vlerësim të shkathtësive praktike, projekte, punime kërkimore, detyra dhe prezantime. Këto metoda të larmishme të vlerësimit synojnë të matin një sërë kompetencash kyçe, si: aftësitë e kërkimit dhe rishikimit të literaturës, përpunimin dhe analizën e të dhënave, aplikimin e metodave hulumtuese, zotësitë kompjuterike, aftësinë për të kontekstualizuar dhe vlerësuar informacione, kompetencat e prezantimit dhe profesionalizmin, si dhe aftësitë e bashkëpunimit dhe punës në grup.
BRAKTISJA E STUDIMEVE <14% PUNËSUESHMËRIA E STUDENTËVE >90% SUKSESI I STUDENTËVE NË PROVIME 8.5
Studentët e Kolegjit AAB, bazuar në Statutin dhe Rregulloren e Studimeve BA, gëzojnë të drejtën të marrin pjesë në ligjërata dhe aktivitete akademike, të përdorin shërbimet universitare si biblioteka dhe interneti, të përfaqësohen në organet e studentëve, të organizohen në shoqata jo-politike, të pajisen me dokumente zyrtare studentore dhe, pas përfundimit të studimeve, të marrin diplomën përkatëse. Studentët kanë të drejtë të paraqesin ankesa dhe kërkesa lidhur me çdo aspekt të procesit mësimor, vlerësimit apo çdo çështje tjetër që konsiderojnë se u pengon zhvillimin e tyre akademik dhe mirëqenien gjatë studimeve në kolegj.
Në Kolegjin AAB, studenti është akter i barabartë i cili përfshihet në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e proceseve të sigurimit të cilësisë. Studentët janë pjesëmarrës aktiv në çdo grup punues apo punëtori në të cilën diskutohet politik bërja, planifikimi strategjik dhe vendimmarrja. Në veçanti, studenti merr pjesë në procedurat e sigurimit të cilësisë përmes:
Lënda prezanton konceptet bazë të administratës publike, përfshirë funksionet, strukturat dhe parimet që udhëheqin institucionet publike. Studentët njihen me rolin e administratës në raport me qytetarët dhe politikëbërësit në një sistem demokratik modern.
Kjo lëndë trajton temat kyçe të shkencave politike si pushteti, legjitimiteti, ideologjitë dhe institucionet politike. Ajo analizojnë mënyrën se si funksionojnë shtetet, partitë dhe proceset demokratike në nivele të ndryshme qeverisëse dhe kontekste ndërkombëtare.
Synon zhvillimin e aftësive në të shkruar akademikisht, përmes strukturimit të ideve, ndërtimit të argumenteve dhe përdorimit të burimeve. Studentët mësojnë teknikat e referencimit dhe standardet e stilit akademik në shkrimet e tyre kërkimore dhe analitike.
Fokusuar në përmirësimin e aftësive gjuhësore në anglisht, lënda përfshin leximin, të shkruarit, dëgjimin dhe të folurit. Përgatit studentët për komunikim efektiv në kontekst akademik dhe profesional, duke përdorur materiale autentike dhe ushtrime interaktive.
Kjo lëndë prezanton bazat e marrëdhënieve me publikun dhe rëndësinë e komunikimit institucional. Studentët mësojnë të hartojnë strategji komunikimi, të ndërtojnë imazhin publik dhe të menaxhojnë marrëdhëniet me qytetarët dhe mediat në sektorin publik.
Kjo lëndë shpjegon metodat dhe teknikat bazë të hulumtimit shkencor në shkencat shoqërore. Studentët mësojnë të formulojnë hipoteza, të mbledhin dhe analizojnë të dhëna, si dhe të ndërtojnë struktura të punimeve kërkimore akademike me integritet metodologjik.
Ofron njohuri themelore mbi të drejtën si sistem normash dhe parimesh që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore. Lënda përfshin ndarjen e së drejtës, burimet juridike dhe rolin e institucioneve ligj zbatuese në mbrojtjen e të drejtave dhe rregullshmërisë në shoqëri.
Lënda trajton konceptet elementare të statistikës, përfshirë mbledhjen, përpunimin dhe interpretimin e të dhënave. Studentët zhvillojnë aftësi në përdorimin e mjeteve statistikore për analiza të thjeshta, të nevojshme për hulumtime në fushën e administratës publike.
Synon përvetësimin e terminologjisë dhe komunikimit profesional në gjuhën angleze, të lidhura me administratën publike. Studentët angazhohen në lexim, diskutim dhe shkrim tematik për të përmirësuar shkathtësitë në situata të punës dhe studimeve ndërkombëtare.
Lënda trajton organizimin dhe funksionimin efektiv të zyrës moderne. Fokuson procedurat administrative, menaxhimin e dokumenteve, teknologjinë dhe komunikimin ndër personal si elemente thelbësore për rritjen e efikasitetit në administratën publike dhe institucionet e tjera.
Prezantohen njohuritë bazike për teknologjinë informative, duke përfshirë përdorimin e sistemeve operative, softuerëve të zyrës dhe internetit. Qëllimi është përgatitja e studentëve për të përdorur mjetet digjitale në punën administrative dhe kërkimin akademik.
Lënda prezanton parimet themelore të ekonomisë, përfshirë konceptet e ofertës, kërkesës, tregut dhe rolit të shtetit në ekonomi. Studentët fitojnë kuptim mbi ndikimin ekonomik në vendimmarrjen publike dhe menaxhimin e burimeve në sektorin publik.
Analizon normat dhe institucionet që rregullojnë veprimtarinë e administratës publike. Lënda përqendrohet në marrëdhënien midis shtetit dhe qytetarit, parimet e ligjshmërisë, kontrollin administrativ dhe procedurat e vendimmarrjes në administratën shtetërore dhe lokale.
Lënda shqyrton strukturën dhe funksionimin e shtetit në bazë të Kushtetutës. Fokus kryesor janë parimet kushtetuese, ndarja e pushteteve, të drejtat dhe liritë themelore, si dhe roli i Gjykatës Kushtetuese në mbrojtjen e rendit juridik.
Trajton mënyrën se si hartohen dhe zbatohen politikat publike nga administrata. Studentët mësojnë për ciklin e politikave publike, aktorët përkatës, analizat e ndikimit dhe sfidat në zbatimin e tyre në nivel qendror dhe lokal.
Kjo lëndë ofron njohuri për legjislacionin dhe politikat që rregullojnë punësimin dhe mbrojtjen sociale. Fokuson të drejtën e punës, sigurimet shoqërore, barazinë në punë dhe sfidat aktuale në tregun e punës dhe administrimin social.
Lënda analizon strukturat, kompetencat dhe funksionimin e qeverisjes lokale. Trajton raportin ndërmjet komunave dhe pushtetit qendror, rolin e qytetarëve në vendimmarrje dhe rëndësinë e decentralizimit për demokracinë vendore dhe ofrimin e shërbimeve.
Shpjegon parimet dhe praktikat e menaxhimit të OJQ-ve, përfshirë planifikimin strategjik, financimin, qeverisjen dhe pjesëmarrjen qytetare. Lënda thekson rolin e shoqërisë civile në demokraci dhe bashkëpunimin e saj me sektorin publik.
Ofron njohuri për vlerat themelore dhe standardet etike që udhëheqin sjelljen në administratën publike. Diskutohet integriteti, transparenca, llogaridhënia dhe mënyrat për të parandaluar korrupsionin në funksionimin institucional dhe marrëdhëniet me qytetarët.
Lënda shqyrton rregullat që udhëheqin procesin e vendimmarrjes administrative, përfshirë parimet procedurale, aktet administrative, fazat e shqyrtimit dhe mjetet juridike. Fokuson të drejtën e palës për mbrojtje dhe qasjen në drejtësi administrative.
Analizon strukturat organizative të administratës publike dhe parimet moderne të menaxhimit. Studentët mësojnë për modelet e decentralizimit, ndarjen funksionale të njësive administrative, delegimin e kompetencave dhe menaxhimin efikas të burimeve organizative.
Lënda ofron njohuri për menaxhimin e financave publike, përfshirë buxhetimin, të ardhurat dhe shpenzimet publike, borxhin publik dhe auditimin. Fokus i veçantë i kushtohet transparencës dhe efikasitetit në përdorimin e mjeteve buxhetore nga institucionet.
Prezantohen konceptet bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare, përfshirë aktorët globalë, diplomacinë, të drejtën ndërkombëtare dhe sistemin multilateral. Analizohen tendencat aktuale dhe roli i shteteve të vogla në arenën ndërkombëtare.
Lënda shqyrton strukturën institucionale dhe funksionimin administrativ të Bashkimit Evropian. Fokus i veçantë i kushtohet marrëdhënieve ndërmjet institucioneve evropiane dhe administratave kombëtare, procesit të vendimmarrjes dhe zbatimit të politikave evropiane.
Analizon rolin e mediave në proceset politike dhe marrëdhëniet ndërmjet institucioneve dhe publikut. Trajtohen konceptet e komunikimit politik, ndikimi i mediave sociale, manipulimi i opinionit dhe liria e shtypit në një demokraci funksionale.
Lënda analizon proceset e përzgjedhjes, motivimit, zhvillimit dhe vlerësimit të stafit në sektorin publik. Thekson rëndësinë e etikës, meritës dhe profesionalizmit në menaxhimin e burimeve njerëzore për të arritur performancë dhe shërbime cilësore në administratë.
Fokusuar në administrimin e informacionit zyrtar dhe menaxhimin e dokumenteve në institucione publike. Trajtohen teknikat e arkivimit, digjitalizimi i të dhënave, siguria informative dhe qasja transparente ndaj publikut sipas standardeve bashkëkohore të administratës moderne.
Lënda ofron një analizë të thelluar të sistemit politik të Republikës së Kosovës, përfshirë ndarjen e pushteteve, aktorët politikë, proceset zgjedhore dhe funksionimin e institucioneve demokratike. Thekson kontekstin historik, kushtetues dhe sfidat aktuale të qeverisjes.
Studentët angazhohen në praktikë profesionale në institucione publike për të aplikuar njohuritë teorike në situata reale. Përcillet funksionimi praktik i administratës, ndërveprimi me qytetarët, procedurat zyrtare dhe vlerësimi i kapaciteteve të brendshme institucionale.
Shpjegon proceset dhe legjislacionin që rregullojnë prokurimin publik dhe partneritetet publiko-private. Analizohen procedurat e hapura, transparenca, konkurrenca dhe menaxhimi i kontratave në sektorin publik, me theks në efikasitetin dhe luftimin e korrupsionit.
Lënda zhvillohet në gjuhën angleze dhe prezanton strukturat, burimet dhe parimet themelore të së drejtës së Bashkimit Evropian. Fokuson ndikimin e të drejtës evropiane në administratën publike dhe përgatitjen për integrim në kontekstin ligjor të BE-së.
Lënda analizon sistemet e administratës publike në vende të ndryshme, duke krahasuar modelet organizative, qasjet ndaj reformës, raportin me politikën dhe ofrimin e shërbimeve. Ofron perspektivë globale për të identifikuar praktikat më të mira për menaxhim efikas institucional.
Trajton teoritë dhe modelet e lidershipit me fokus në sektorin publik. Analizon aftësitë udhëheqëse, etikën, përgjegjësinë dhe ndikimin e liderëve në vendimmarrje dhe transformimin institucional, për të rritur efikasitetin dhe angazhimin në shërbim të qytetarëve.
Fokusuar në zhvillimin dhe zbatimin e teknologjisë në ofrimin e shërbimeve publike. Lënda përfshin konceptet e qeverisjes elektronike, transparencës digjitale, pjesëmarrjes qytetare dhe platformave të shërbimeve online për të përmirësuar performancën institucionale dhe qasjen publike.
Studentët hartojnë një punim përfundimtar në një temë të zgjedhur nga fusha e administratës publike. Lënda përfshin hulumtim të pavarur, analizë kritike dhe zbatim të njohurive teorike dhe praktike për të demonstruar aftësinë profesionale dhe kërkimore të fituar gjatë studimeve.