Studentët tanë gjatë tri viteve të studimit do të përmirësojnë aftësitë e tyre në menaxhim, analizë të politikave, ekonomi dhe metoda kuantitative. Të diplomuarit tanë do të jenë të përgatitur për të dhënë kontributin e tyre në hartimin e politikave dhe në menaxhimin e burimeve njerëzore në organizata publike, private dhe jofitimprurëse. Programet tona ndërlidhin teorinë me praktikën, që është edhe parakusht për fitimin e shkathtësive, njohurive dhe aftësive të duhura për karrierë në administratën publike. Departamenti i AP për të realizuar program e tij në mënyrë më të plotë do të hyjë në bashkëpunim me institucionet shtetërore në Republikën e Kosovës në nivel qendror dhe lokal si dhe me sektorin jofitimprurës. Ky bashkëpunim në rend të parë do të realizohet me punën praktike (internship) që do të mundësojë ndërlidhje të njohurive të fituara teorike me praktikën. Programi ynë është në përputhje me ndryshimet që ndodhin në kornizën ligjore e institucionale dhe në tregun e punës në Republikën e Kosovës dhe në regjion. Pos punës praktike, studentët do të angazhohen edhe në ativitete për kërkimin dhe hulumtimin e informatave dhe dukurive që lidhen me çështjet e qeverisjes, menaxhimit dhe politikat publike dhe sociale në të gjitha nivelet.
Programi baçellor trevjeçar për administratë publike është dizajnuar me qëllim që studentët, të cilët do të përfshihen në këtë program trevjeçar, të ndërtojnë komepetencat e menaxhimit, këshillimit, hartimit të politikave, administratës publike, sferës juridike dhe të tjera që janë të nevojshme për jetën e përditshme, për shkollimin e mëtejmë dhe për punësim të të diplomuarve tanë në nivele të ndryshme të sektorit publik dhe joqeveritar. Rezultatet e fituara në fund të realizimit me sukses të programit janë këto: Shkathtësitë: Shkathtësitë e menaxhimit, shkathtësitë e fituara në shkencat kompjuterike; shkathtësitë e komunikimit dhe të argumentimit, evalvimi i programeve, menaxhmenti strategjik, sjellja e vendimeve, shkathtësitë themelore matematikore, shkathtësitë e punës në grupe, fleksibiliteti, vetëbesimi. Njohuritë: Menaxhimi, analiza e sistemeve politike, sistemi juridik, financat publike, statistika, kontabiliteti, sistemet politike dhe partiake, politika dhe siguria ndërkombëtare, administrata krahasuese e UE-së, evalvimi i programeve në sektorin publik, menaxhimi politik, menaxhmenti strategjik, dhe të tjera. Shkathtësi të transferueshme: Komunikimi profesional, sjellja e vendimeve, zgjidhja e problemeve /konflikteve; etika publike, të menduarit kritik, përdorimi i teknologjisë informative e të tjera. Kushtet për pranimin e studentëve. Në këtë program të studimeve mund të regjistrohen të gjithë nxënësit që kanë të përfunduar shkollën e mesme dhe që kanë dhënë provimin e maturës. Në rast të tejkalimit të numrit të paraparë të studentëve për pranim, AAB parasheh organizimin e provimit pranues. Grada akademike. Pas përfundimit të studimeve tre vjeçare kandidati fiton titullin Bachellor i administratës publike. Shtojca e diplomës (Diploma Supplement)
Me përfundim të studimeve studentët përveç diplomës do të pajisen edhe me Shtojcën e diplomës. Qëllimi i shtojcës së diplomës është të sigurojë të dhëna të mjaftueshme për të përmirësuar “transparencë” ndërkombëtare dhe njohje të drejtë të kualifikimeve akademike dhe profesionale. Është e dizajnuar në atë formë që të ofrojë përshkrim të natyrës, nivelit, kontekstit, përmbajtjes dhe statusit të studimeve që janë ndjekur dhe janë përfunduar me sukses.
Bachelor për Administratë Publike
Forma e studimit, struktura dhe kohëzgjatja
Kohëzgjatja dhe vëllimi (semestrat, ECTS-të, orët për semestër) Studimet zgjasin 3 vite me gjithsej 6 semestra, ndërsa numri i përgjithshëm i ECTS-ve është 180. Gjashtë semestra përbëhen nga 4 lëndë të obligueshme dhe një lëndë zgjedhore. Për secilën lëndë zgjedhore studentët mund të zgjedhin nga s paku dy lëndë të tilla varësiht nga interesimi I tyre akademik. Kreditë korrespondojnë me 25-30 orë ligjërata, ushtrime dhe ativitete individuale dhe grupore të mësimit. Çdo vit duhet të fitohen 60 ECT kredi për rreth 1500-1800 orë në vit. Studimet organizohen të rregullta, ku do të kërkohet prezenca e studentëve në ligjërata dhe ushtrime. Oraret janë fleksibile – varësisht nga kërkesat dhe mundësitë e studentëve për të vijuar ligjëratat.
Fusha e administratës publike është ndërdisiplinore në kuptimin që ajo prek një sërë çështjesh dhe fushash hulumtuese. Me gjithë këtë mbulim të gjerë, bazat e koncepteve, proceset dhe epistemologjia e përfshirë në kryerjen e hulumtimeve dhe analizave nuk ndryshojnë midis administratës publike dhe fushave të tjera të shkencave sociale. Lënda do të fokusohet kështu në formulimin e pyetjeve, zgjedhjen e metodave analitike, zhvillimin e konkluzioneve dhe rekomandimeve për të kuptuar dhe përdorur metodologjinë kërkimore në administratën publike.
Menaxhimi i Administratës Publike përfshinë njohuri nga fusha e menaxhimit, të kuptuarit e menaxhimit, nocionet dhe parimet e administratës publike duke përfshirë rolin dhe rëndësinë e administratës publike në shoqëri. Për më tepër, lënda mëton të sqarojë hierarkinë funksionale brenda administratës publike si dhe menaxhimin efikas në sektorin publik. Lënda siguron informacione lidhur me rëndësinë dhe raportin e administratës publike me pushtetin shtetëror.
Studentët do të mund të zhvillojnë njohuri më të mirë të raportit ndërmjet tre lëmenjve të qeverisjes: ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit dhe mënyrës se si ato funksionojnë në një shoqëri demokratike. Aspektet kryesore që do të diskutohen gjatë semestrit janë: teoritë organizative, diferenca ndërmjet organizatave publike dhe atyre private, procesi i politikave publike, procesi vendimmarrës në sektorin publik dhe gjithashtu një analizë krahasuese e strukturave politike dhe administrative të ndryshme.
Gjuhe angleze
Kjo lëndë ofron një trajtim bazë të teorisë dhe institucioneve ekonomike. Lënda ndahet në dy segmente të gjera: mikroekonomi dhe makroekonomi. Mikroekonomia analizon bashkëveprimet e konsumatorëve individualë (familjarë) dhe të prodhuesve (firmave) në tregjet specifike. Makroekonomia, nga ana tjetër, fokusohet në nivel shtetëror, duke shqyrtuar përcaktimin e variablave të rëndësishme shtetërore, të tilla si niveli dhe shkalla e rritjes së prodhimit të brendshëm bruto (produkti), shkalla e inflacionit, niveli i papunësisë, si edhe flukseve të importeve dhe eksporteve dhe bilancin e tregtisë.
Marrëdhëniet publike kanë të bëjnë me praktikën e menaxhimit dhe shpërndarjes së informacionit ndërmjet një individi ose një organizate dhe publikut. Kjo lëndë ka të bëjë me zhvillimin e vlerësimeve teorike dhe praktike të strategjive të komunikimit masiv që synojnë formësimin e perceptimeve të ndryshme të publikut mbi organizatat, personat, apo çështjet. Lënda analizon marrëdhëniet publike, problemet dhe formulimin e zbatimit të strategjive të qëndrueshme për të zgjedhur problemet.
E drejta kushtetuese studion raportet shoqërore politiko juridike të një shteti, ndarjen e pushtetit shtetëror analizimin e të të drejtave dhe lirive themelore të individit. Ajo gjithashtu studion raportin e pushteteve në demokraci (legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori). Me theks të posaçëm institucionet kryesore të shtetit dhe parimet e ndërtimit të tyre.
Objekt studimi kanë të drejtën dhe shtetin si dhe ofrojnë njohuri fillestare dhe thelbësore lidhur me nocionet shtetërore dhe juridike, si dhe ligjshmëritë e këtyre dukurive të cilat paraqesin objektin e shqyrtimeve tona. Fillet e së drejtës këto nocione dhe ligjshmëri i nxjerr nga studimet dhe arritjet shkencore të fushave përkatëse konkrete, duke marrë atë që paraqet të veçantën, natyrisht duke u shërbyer me metodën deduktive dhe induktive, dmth prej të veçantës në atë të përgjithshme dhe anasjelltas.
E drejta administrative I, ofron njohuritë themelore si shkencë dhe si degë e sistemit juridik. Ajo në kuptimin e gjerë përkufizohet si terësi e normave juridike me të cilat përfshihet rregullimi i pozitës dhe funksionimi i organeve të administratës përgjithësisht, pa dallim nga veçoritë specifike të institucioneve të ndryshme të administratës shtetërore; raportet e administratës me organet e tjera të pushtetit shtetëror; punët administrative, organizatat administrative, etj.
Lënda studion etikën dhe transparencën në Administratën Publike, dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare, të kuptuarit e të drejtave dhe përgjegjësive, kryerjen me përgjegjshmëri të detyrave, të kuptuarit e së mirës dhe së keqes të punonjësit të administratës publike në shërbim të qytetarit, etj.
Kjo lëndë studion dukuritë psikike të brendshme të njerëzve, personalitetin e tyre, proceset intelektuale, proceset emocionale ku ka për bazë ndjenjat e njerëzve, proceset motivuese ku ka të bëjë me motivimin e njeriut në arritjen e objektivave të caktuara, të njohurit e proceseve kognitive që luajnë rol të rëndësishëm gjatë përditshmërisë.
Kjo lëndë e ka rolin dhe rëndësinë praktike në kuptimin e pajisjes me të dhëna në zyrë, funksionimi cilësor i zyrës si një parakusht themelor i veprimtarisë së administratës publike, ambienti në zyrë, organizimi i punës në zyrë, etj.,
Lënda, E Drejta Administrative II, ofron njohuritë e përgjithshme teorike dhe praktike për administratën, funksionin e saj në njërën anë si veprimtari shtetërore dhe në anën tjetër si veprimtari shërbyese, aktet administrative, marrëdhëniet ndërmjet qytetarëve dhe administratës shtetërore, kontrollin mbi administratën, vetëqeverisjen lokale, organizimin e organeve të administratës në disa vende të botës, si dhe organizimin e administratës në Republikën e Kosovës.
Lënda do te trajtojë një numër të çështjeve që kanë të bëjnë me politikat publike, duke filluar nga ajo se si ndërveprojnë politika dhe politikat, cilat janë vlerat dhe ideologjitë që animojnë debatet përreth politikave publike, cila është fuqia ose pafuqia e tregjeve, qeverive dhe komuniteteve si zgjedhës të problemeve të shoqërisë, cilat janë karakteristikat kryesore të procesit vendimmarrës, si ka ndryshuar ky proces historikisht.
Lënda përmban tërësinë e dispozitave juridike, me anë të të cilave rregullohen marrëdhëniet financiare-juridike, që krijohen gjatë mbledhjes, ndarjes dhe shpenzimit të mjeteve me të cilat plotësohen nevojat mbarëshoqërore. Ajo gjithashtu studion marrëdhëniet shoqërore që zhvillohen gjatë veprimtarisë financiare të shtetit dhe institucioneve të tjera juridike-publike.
Pajisja e studenteve me njohuritë për informacionin, kuptimin, ruajtjen, mbrojtjen, klasifikimin, deklasifikimin dhe agjencitë e sigurimit te informacionit të klasifikuar si dhe përgatitja e tyre për aplikimin e këtyre njohurive në terren, etj.
Pajisja e studenteve me njohuritë për informacionin, kuptimin, ruajtjen, mbrojtjen, klasifikimin, deklasifikimin dhe agjencitë e sigurimit te informacionit të klasifikuar si dhe përgatitja e tyre për aplikimin e këtyre njohurive në terren, etj.
Lënda përfshinë njohuri bazike të drejtave në kuadër të Unionit Evropian dhe Këshillit të Evropës, strukturën komplekse institucionale të Unionit Evropian dhe Komunitetit Evropian, njohuri nga fusha e të drejtave të njeriut duke u përqendruar në sistemin evropian të të drejtave të njeriut, gjithashtu, do të përfshihen edhe njohuri mbi të drejtat e njeriut në Kosovë sipas legjislacionit në fuqi.
Lënda i studion procedurat gjyqësore dhe jashtëgjyqësore për zgjidhjen e kontesteve midis shteteve. Në të përpunohet roli i negociatave, mediacioni dhe roli i Kombeve të Bashkuara në zgjidhjen paqësore të kontesteve ndërkombëtare. Ky kurs e studion edhe sistemin e arbitrazhit ndërshtetëror ad-hok dhe atë në kuadër të tribunaleve tanimë të formuara si Irani- USA, Klejms tribunali dhe ICSID. Do të studiohen edhe praktikat dhe procedurat e zgjidhjes së kontesteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, në të drejtën tregtare dhe të drejtën e detarisë.
Studimi i lëndës Procedura Administrative përfshinë tri fusha të veçanta; procedurën administrative, konfliktin administrativ dhe kundërvajtjet. Këto tri fusha përbëjnë objektin themelor të studimit të së ashtuquajturës pjesës formale (procedurale) të drejtës administrative. Fusha e parë përfshinë: rëndësinë, zhvillimin dhe parimet e procedurës administrative. Konflikti administrativ dhe Kundërvajtja administrative përfshin atakimin e vendimeve të organeve të administratës dhe shqiptimin e denimeve përmes organeve gjyqësore.
Përmbajtja fillon me një vështrim të tipologjisë së partneriteteve publike-private. Nëpërmjet studimeve të llojeve të ndryshme të këtyre partneriteteve, lënda ka për qellim të nxjerrë në pah strategjitë e firmave private dhe agjentëve publikë. Ajo ka të bëjë me eksplorimin e përdorimit aktual të partneriteteve publike-private globalisht. Partneriteti publiko-privat është mënyrë e financimit nëpërmjet të cilit një autoritet publik fton kompani private për të financuar dhe menaxhuar një pajisje e cila kontribuon në shërbim publik.
Lënda pasqyron zhvillimet e rëndësishme doktrinore e legjislative që kanë ndodhur në lëmin e marrëdhënieve juridike të punës. Vëmendje e veçantë u kushtohet çështjeve që lidhen me tregun e punës, kontratat individuale, mbrojtjen në punë, përgjegjësitë juridike që rrjedhin nga marrëdhënia e punës, pagat, ndryshimin dhe përfundimin e marrëdhënies së punës, mosdiskriminimin në punë, kontratat kolektive dhe zgjidhjen e konflikteve në punë.
Lënda në fjalë trajton njohuritë bazë për përdorimin e teknologjisë informative në administratën publike. Njohuritë nga fusha e teknologjisë informative janë bërë imperativ gjithnjë e më i madh i jetës shoqërore. Trendi i tanishëm zhvillimor nuk mund të mendohet pa njohuri të bollshme nga kjo fushë. Objektivi i reformës në Administratën Publike e sidomos digjitalizimi i saj si synim i ardhshëm nuk do të imagjinohej pa shkollim dhe përgatitje të duhur nga kjo fushë.
Lënda “Siguria në administratën publike” trajton organizatat ndërkombëtare, me theks të posaçëm OKB-në dhe rolin e saj në sigurinë ndërkombëtare, NATO-në dhe rolin e saj në fushën e sigurisë, Integrimet Evropiane dhe rëndësia e tyre në fushën e sigurisë, pastaj dukuritë negative që ndikojnë në fushën e sigurisë, si krimi i organizuar, terrorizmi, korrupsioni, etj.
Lënda shtjellon teknikat e hartimit të ligjeve dhe akteve të tjera juridike, iniciativave legjislative për hartimin e ligjeve dhe akteve të tjera juridike, metodat e interpretimit të normave juridike, teoritë për interpretimin e normave juridike, nocionin e referimit të akteve juridike si dhe ofrimin e ndihmës juridike.
.
Lënda shtjellon teknikat e hartimit të punimeve profesionale që nga fazat nismëtare e deri te përfundimi i tyre, përcaktimin e temave të caktuara, mbledhjes së materialeve relevante dhe analizës së tyre deri te shkrimi i versionit përfundimtar të një punimi. Për më tepër do të trajtohet struktura e një punimi, stili dhe shprehjet terminologjike, perifrazimet dhe citimet, formimi dhe ndërlidhja logjike e paragrafëve, parashtrimi i hipotezave dhe argumentimi i tyre si dhe nxjerrja e konkluzioneve.
Lënda “Menaxhimi i Resurseve Njerëzore” shpjegon në mënyrë të qartë kuptimin dhe rëndësinë e menaxhimit dhe angazhimit të burimeve njerëzore në kohën dhe vendin e duhur brenda fushëveprimit të një organizate. Në këtë materie do të trajtohen funksionet bazë menaxheriale si: planifikimi, organizimi, udhëheqja dhe mbikëqyrja. Nëpërmjet menaxhimit me sukses të burimeve njerëzore arrihet të sigurohen dhe përmbushen nevojat e organizatës me njerëzit dhe aftësitë cilësore në kohën dhe në vendin e duhur
Lënda shtjellon organizimin administrativ të shtetit si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, administratat e dekoncentruara dhe të decentralizuara, autoritetet administrative të pavarura. Gjatë trajtimit të lëndës jepen praktikat nga vendi, shtetet në rajon, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe modelet e avancuara brenda BE-së. Më në fund, do të studiohen strukturat formale, rolet dhe principet organizative të administratës publike në nivele nacionale dhe substanciale.
Lënda përfshinë konceptin dhe definicionin e menaxhimit publik; shqyrtime historike të menaxhmentit dhe shërbimeve publike, parimet e administratës publike dhe strukturat e qeverisjes. Do të trajtohet menaxhimi me shërbime publike brenda shteteve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu do të trajtohen shërbimet publike dhe roli dhe rëndësia e pushtetit vendor në Republikën e Kosovës, si dhe ngritja e kapaciteteve administrative.
Çështjet që trajtohen në këtë lëndë në mes tjerash janë: konteksti historiko-politik i çështjes së Kosovës dhe proceset e shtetndërtimit në Kosovë, krijimi dhe funksionimi i institucioneve të administrimit ndërkombëtar dhe i institucioneve të vetëqeverisjes lokale në periudhën kalimtare 1999-2008, organizmi dhe funksionimi në praktikë i pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.
Sociologjia Politike shpjegon nocionet politikë, shtet, pushtet shtetëror, pushtet administrativ, të cilat janë disa nga nocionet dhe kategoritë të cilat do të shtjellohen dhe elaborohen në këtë program. Kjo është lëndë e cila ofron mundësi njohje për shumë nocione e kategori nga fusha e politikës aplikative, përkatësisht jetësimi i politikës shtetërore, akceptimi i të cilave ndihmon dhe aftëson studentet e këtij programi në zbatimin e suksesshëm të njohurive teorike të tyre në praktikë.
Administrata publike krahasuese ka për objekt studimi ngjashmëritë dhe diferencat në raport me autoritetin publik dhe pushtetin administrativ në vende të ndryshme dhe në periudha të ndryshme. Lënda shtjellon një korpus teorish dhe propozimesh të përgjithshme mbi administratën publike, mbi zhvillimin e saj dhe funksionimin e saj, fenomenin burokratik ose procesin e burokratizimit sipas Weber-it që ka karakter universal. Për më tepër do të studiohen strukturat formale, rolet dhe principet organizative të administratës publike në nivele nacionale dhe substanciale.
Lënda trajton përdorimin e metodave statistikore, me theks të veçantë në administratën publike. Gjithashtu do të shpjegohet koncepti i popullatës statistikore, njësisë statistikore, grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave duke përfshirë edhe paraqitjen e tyre grafike, ndërtimin e mostrave dhe testimin e hipotezave.
Lënda trajton parimet e përgjithshme të së drejtës publike, burimet e saj, institucionet kryesore dhe lidhshmëria e tyre. Gjithashtu do të përfshihet edhe e drejta kushtetuese në Kosovë dhe e drejta administrative, funksionet e Kushtetutës dhe të Drejtës Kushtetuese, parimet kushtetuese, të drejtat elementare, bazat kushtetuese të administratës, procedurat administrative dhe mbrojtja ligjore
Lënda do të trajtojë një prej temave më të diskutuara të qeverisjes moderne e që është tranzicioni kompleks nga sistemi ekzistues i “qeverisjes” nga zyrtarët në administratën publike elektronike (e-Government). Një administratë e tillë elektronike e re është në gjendje që plotësisht të ofrojë shërbimet e veta si për sektorin e biznesit ashtu edhe për atë të qytetarëve duke u bërë më efikase dhe më e arritshme
Lënda do të drejtën e vetëqeverisjes lokale e cila garantohet dhe rregullohet me kushtetutë dhe ligj. Gjithashtu do të zbërthehet veprimtaria e organeve të qeverisjes lokale bazuar në Kushtetutë dhe në ligjet e Republikës së Kosovës si dhe në Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale, duke u përqendruar në parimet e qeverisjes së mirë, transparencës, efikasitetit dhe efektivitetit në ofrimin e shërbimeve publike, duke u kushtuar kujdes të veçantë nevojave dhe brengave specifike të komuniteteve që nuk janë shumicë dhe pjesëtarëve të tyre. Po ashtu do të shpjegohen kompetencat e komunës si njësi themelore e qeverisjes lokale.
Lënda shqyrton mënyrën e difuzionit të informacioneve, si mediet vendosin se cili duhet të jetë lajmi, si e raportojnë atë, cili është impakti në opinion dhe gjithashtu në sistem politik. Kjo lëndë do të shqyrtojë ndërveprimet mes medieve dhe institucioneve politike, aktorëve dhe proceseve, në dritën e teorive të gazetarisë së komunikimit dhe politikës praktike. Temat kryesore kanë të bëjnë me atë se çfarë roli kanë mediet për një funksionim të mirë të demokracisë, çfarë niveli njohurie politike duhet të pritet nga qytetarët