Arkitekturë

Fakultetii i Arkitekturës synon të stimulojë anën krijuese dhe artistike të vetë Arkitekturës dhe studentëve të saj, duke gjeneruar njëkohësisht një marrëdhënie të vlefshme mes njohurive teorike mbi teknologjinë dhe konstruksionet arkitekturore si elementë të lidhur ngushtë në çdo kohë. Ne synojmë t’i aftësojmë studentët në fazën e konceptimit të idesë, monitorimit dhe implementimit të detyrave në lëmin e arkitekturës dhe të planifikimit.

Kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një Arkitekturë që si qellim ka përshfaqjen artistike, krijimin dhe zhvillimin e ideve bashkëkohore, duke respektuar mjedisin në çdo kohë. Studentët fitojnë njohuri rreth metodave të hulumtimit dhe vlerësimit të projektimit, të jenë në gjendje dhe të krahasojnë, ilustrojnë njohuritë dhe interpretimet e tyre për arkitekturën.

Dekanati

Armend Fazliu

Dekan U.D.

Armend FAZLIU, ka lindur në Gjilan.

Studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës i mbaroi në vitin 2005 në Universitetin e Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Fakultetin e Arteve, dega Skenografi në Universitetin e Prishtinës në vitin 2011. Titullin Doktor i Shkencave në lëminë e Arkitekturës e fitoi në Universitetin NBU në Bullgari në vitin 2020.

Prej vitit 2012 është angazhuar në Kolegjin AAB, filimisht si asistent, e më pastaj dhe si ligjërues në lëndët “Dizajn i Hapësirës” dhe “Projektim”.

Nga viti 2016 është i angazhuar si ligjërues i jashtëm universitar në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, në lëndët “Projektim” dhe “Enterier”.

Krahas punës akademike, Armend Fazliu punon edhe lëminë e projektimit arkitektonik, ku ka të realizuara një numër të konsiderueshëm të projekteve të ndryshme në Kosovë dhe jashtë saj.

Dr.Sc. Armend Fazliu është autor i disa publikimeve shkencore të cilat i ka prezantuar në konferenca shkencore ndërkombëtare dhe ka publikuar në revista shkencore ndërkombëtare jashtë Kosovës, si në Itali, Bullgari, Hungari dhe Shqipëri.

Vizitat studimore:

Itali, Austri, Gjermani, Bullgari, Hungari, Kroaci, USA, etj.

Ekspozita personale ndërkombëtare:
  1. Expo-diaspora-fine-art-die funfte, Kunsthaus Bocholt, Germany.
  2. Expo-diaspora-fine-art-die funfte, Kunsthaus Bocholt, Germany.
  3. Fort Worth Community Art Center, Texas, USA.
Ligjëron lëndët:

Bazat e projektimit
Dizajni i enterierit për ndërtesa publike 1, 2

Elisa Nikolla

Koordinatore për Mësimdhënie

Ka lindur në Lezhë të Shqipërisë. Studimet themelore në fushën e studimeve kulturore britanike dhe amerikane i ka përfunduar në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në vitin 2008. Më pas ka mbaruar studimet master në Universitetin Filologjik të Tiranës për “Komunikim Ndërkulturor-Turistik dhe Linguistikë” në vitin 2010.

Aktualisht vazhdon studimet e doktoratës në Sofje të Bullgarisë në Universitetin NBU, Departamenti i Dizajnit, me tezën “Kultura Vizuale, Komunikimi Vizual dhe Kultura Dixhitale si ndërdisiplina nga tradita tek inovacioni”.

Elisa Nikolla i është bashkuar Kolegjit AAB, nga viti 2013, si ligjëruese në Fakultetin e Arteve.

Ka qenë koordinatore në shumë projekte kulturore në organizata të ndryshme si CAAP, Terres des Hommes, World Vision, H.A.N.A si dhe për disa vite si bashkëpunëtore e revistës “FLATRA” kushtuar vetëm artit dhe stilit të jetesës.

Elisa Nikolla ka shërbyer si këshilltare e jashtme në Sektorin e Librit dhe Projekteve, në Drejtorinë e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog në periudhën Dhjetor 2021 – Dhjetor 2022, Tiranë.

Ajo ushtron detyren si Prodekane e Fakultetit të Arteve ne Kolegjin AAB që nga viti 2020 e në vazhdimësi.

Ka realizuar një sërë vizitash studimore në Itali, Greqi, Gjermani, Bullgari, Finlandë, Kroaci, Estoni dhe Maqedoni, ndërsa ka marrë pjesë në ekspozita dhe koloni të ndryshme kulturore-artistike me studentë të Kolegjit AAB si jashtë ashtu edhe brenda vendit.

Ekspozitë personale ndërkombëtare
  • 2020 – Fort Worth Community Art Center, Texas, USA
Ekspozitë kombëtare:
  • Prishtina Map 21/Station-Center for Contemporary Art
Ligjëron lëndët
  • Gjuhe Angleze 1
  • Gjuhe Angleze 2
  • Terminologji Profesionale Arkitekturale

Medina Ceko

Koordinatore për Sigurimin e Cilësisë

Medina Çeko ka lindur më 30 qershor 1987 në Prizren, ku përfundoi shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 2009 diplomoi në Fakultetin e Arkitekturës të Kolegjit AAB në drejtimin “Arkitekturë”, dhe më pas në vitin 2010 përfundoi studimet në Fakultetin e Arteve në drejtimin “Enterier”. Në vitin 2016 përfundoi studimet postdiplomike në Universitetin Trakya në Turqi, në drejtimin “Arkitekturë”, duke fituar titullin Master i Shkencave të Arkitekturës (Mr.Sc) me temën: “Vlerësimi i hapësirës hapësinore për personat me aftësi të kufizuara në qytet – rast studimor i Kosovës.”

Në periudhën 2009–2016, ajo ka qenë e angazhuar në kompani të ndryshme arkitekturore si A Design, Tiki Design, dhe Ferizi Architects, ku përfitoi përvojë në projekte të ndryshme të arkitekturës dhe enterierit. Në këtë kohë, u licencua nga Oda e Arkitektëve të Kosovës me nivelin A.

Në vitin 2022, regjistroi studimet e doktoratës në Universitetin Trakya dhe është duke punuar në disertacionin me temën:
“Propozim i metodës për ruajtjen e shtëpive vernakulare të Kosovës – Kullë”, profili Arkitekturë.

Përvoja Profesionale dhe Akademike
  • Junior ArchitectFerizi Architects

  • Senior ArchitectTiki Design – menaxhoi showroom-in dhe ekipin e dizajnerëve

  • Themeluese e MA Design Studio

  • Asistente Ligjëruese në Kolegjin AAB – në lëndët: Ndërtesat e Banimit Kolektiv, Ndërtesat Administrative dhe Bazat e Arkitekturës

  • Eksperte për digjitalizim në kuadër të projektit të BE-së me B&S Europe, duke punuar në sistemin ARIS në Komunën e Prizrenit dhe Mamushës

  • Eksperte për përshtatjen e hapësirave për persona me aftësi të kufizuara në projekte të ndryshme dhe për Gjykatat

  • Hartimi i raporteve të vetvlerësimit për Fakultetin e Arteve dhe të Arkitekturës në Kolegjin AAB. Link

  • Eksperte për vlerësimin e projekteve kulturore në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Projekte Ndërkombëtare (COST Action)
  • CA23128“Archiving Landscape Architecture”:
    Angazhim në standardizimin dhe dokumentimin e arkivës arkitektonike, në takimin e mbajtur në Budapest në mars 2025. https://www.cost.eu/actions/CA23128/

  • CA23117“Connecting Critical Pedagogies, Inclusive Art Forms and Alternative Barometers for Urban Sustainability – CircularARTs”:
    Pjesëmarrëse aktive në dy grupe punuese për dizajn gjithëpërfshirës dhe art në hapësira urbane. https://www.cost.eu/actions/CA23117/

Projekte të tjera

Në periudhën 2023–2024, ka qenë Projekt Koordinatore në hartimin e një projekti ekzekutiv për dizajnin e enterierit dhe inovacionit, financuar nga:

  • USAID

  • Universiteti i Bolonjës

  • Kolegji AAB

Publikime dhe Konferenca

Me përkushtim të thellë në dizajnin arkitekturor dhe gjithëpërfshirjen sociale, Medina Çeko përfaqëson një profesioniste të balancuar mes praktikës, kërkimit shkencor dhe edukimit akademik. Ajo vazhdon të kontribuojë në projekte ndërkombëtare dhe zhvillimin e qëndrueshëm urban në Kosovë dhe më gjerë.